×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kongresi amerikan i kërkon Presidentit Biden të përdorë urdhrin ekzekutiv 14033 kundër Vuçiqit dhe njerëzve të tij të korruptuar

    FrontOnline
    22 Nëntor 2022

    Shtatë kongresmenë amerikanë i dërguan një letër presidentit të vendit, Joseph Biden, me kërkesën që vendi të përfshihet më aktivisht në shtypjen e korrupsionit në Serbi, parandalimin e shtypjes së lirisë së mediave dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

    Në letër, ndër të tjera, thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thelluar korrupsionin, se qeveria i ka mundësuar TV Pink të bëjë fitime të mëdha dhe se punët e Telekomit shtetëror janë të mbuluara me fshehtësi.

    Në letrën e kongresmenëve drejtuar njeriut të parë të shtetit më të fuqishëm në botë, thuhet se janë thellësisht të shqetësuar për situatën politike dhe humanitare në Serbi.

    Kongresmenët kujtojnë se gjatë vizitës së tij në Serbi në gusht të vitit 2016, si zëvendëspresident i SHBA-së, Biden tha se prosperiteti i Serbisë është në interes të atij vendi.

    “Prandaj, ne inkurajojmë administratën tuaj që të angazhohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç në luftën kundër korrupsionit dhe për të shtypur sulmet ndaj mediave të lira. Të dyja çështjet janë vendimtare për Serbinë dhe për aspiratat e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në letër.

    Kongresmenët i bënë thirrje Bidenit të konsiderojë përdorimin e urdhrit ekzekutiv 14033, i cili përfshin “Bllokim të aseteve dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që ndikojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor”.

    “Besojmë se do të ishte e dobishme, sepse do të inkurajonit një qeveri më transparente dhe më të përgjegjshme të Serbisë, e cila respekton demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, theksojnë kongresmenët.

    Politikanët amerikanë i kujtojnë Bidenit se liria e medias nuk është vetëm një vlerë kyçe amerikane, e sanksionuar në Kushtetutë, por se ajo është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme të SHBA-së, po aq sa për qeveritë autoritare kundërshtare në mbarë botën.

    Ata i kujtuan Bidenit se në fund të vizitës së tij në Beograd, ai deklaroi se “kombet janë më të fortë kur dëgjohen zëra të ndryshëm./FrontOnline/

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Grupet ushtarake të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes shkatërruan nëntë dronë rusë Shahed të nisur kundër Ukrainës këtë mëngjes....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Çmimet e naftës ranë, pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit, gjatë fundjavës. Nafta e papërpunuar Brent – një pikë referimi kyç...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...
    Lajme15 Prill 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse kjo parti kontribuon në parlamentarizëm në Kuvendin e Kosovës. “PSD do...
    Lajme15 Prill 2024
    Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës. Po ashtu,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.