×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj, komuna tregon se çfarë do të bëjë me to

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Policia e Kosovës, në koordinim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt i kanë konfiskuar 55 metra dru, që po silleshin nga Komuna e Kaçanikut për t’u shitur në Ferizaj.

    Komuna e Ferizajt ka njoftuar se për këtë masë të druve nuk kishte dokumente të nevojshme, ndërsa është theksuar se se kjo sasi e drurëve të konfiskuar do të trajtohet me procedurën e rregullt për t’ju ndarë familjeve skamnore në këtë komunë.

    “Vigjilenca e organeve të shtetit në mbrojtje të mjedisit, po dëshmohet dita-ditës, duke ndëshkuar dëmtuesit e pyjeve. Së fundmi, në një aksion të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, u konfiskuan 55 metër kub masë drusore, e cila po qarkullonte nga Komuna e Kaçanikut për shitje në Ferizaj. Kjo masë drusore ishte tërësisht pa dokumentet e nevojshme dhe si e tillë u konfiskua nga zyrtarët policor dhe komunal”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
    Derjtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në këtë komunë, Burim Bajrami ka thënë se ky aksion dhe aksione të ngjashme po zhvillohen dhe do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim ndëshkimin e keqbërësve si dhe mbrojtjen e pyjeve në gjithë territorin e Ferizajt. Ai tha se bashkëveprimi me institucionet e sigurisë dhe Stacioni Policor në Ferizaj dha rezultatet e duhura.

    Bartjen e sasisë së konfiskuar të masës drusore e kanë bërë punonjësit e KRM “Pastërtia”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    Lajme21 Mars 2025
    Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është...
    Lajme21 Mars 2025
    Anton Quni nga LDK-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. “Unë nuk kam personalisht vija të kuqe...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Lifestyle21 Mars 2025
    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë...
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.