×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmon Ardian Gjini: Synoj tjetër mandat për kryetar të Gjakovës

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Pavarësisht pandemisë COVID-19, Komuna e Gjakovës ka arritur që gjatë vitit të kaluar të realizojë 85 përqind të buxhetit të planifikuar duke nisur ose vazhduar disa projekte të rëndësishme. Sikurse në të gjithë vendin edhe bizneset e shumta në komunën e Gjakovës u prekën nga kjo situatë, me ç’rast për këtë kategori janë ndarë subvencione më shumë se çdo vit tjetër.

    I pari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në një intervistë dhënë për KosovaPress ka treguar se pavarësisht sfidave që solli pandemia, vitin e mbyllën më mirë sesa e kishin menduar në pranverë kur vendi ishte në izolim total sa i përket realizimit të planit të punës.

    Gjini që për KosovaPress konfirmoi se do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Gjakovës, u shpreh se janë të gatshëm edhe për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anti-COVID kurdo që ajo të sigurohet nga niveli qendror.

    Kryetari Gjini tregoi se në muajt e parë të shfaqjes së pandeminë, prill, maj dhe qershor ka pasur rënie të të hyrave për 90 përqind por që është arritur të rikuperohet në muajt pasues. Duke folur për shpenzimin e buxhetit dhe kthimin e taksave në investime, Gjini u shpreh se kanë arritur rreth 90% të shpenzueshmërisë.

    “Gjakova po mbërrin të realizojë buxhetin 85% së paku e që është lajm i jashtëzakonisht i mirë për shkak se po them edhe një herë se në prill, maj dhe fillim qershori kemi pasur rënie prej 90% të të hyrave por janë rikuperuar. Kemi pasur problem me shpenzueshmërinë e buxhetit që është diçka shumë e rëndësishme për shkak se mjetet që ne i vjelim si taksa duhet t’i kthehen publikut dhe biznesit për të mbërri për të operuar dhe të ketë rritje ekonomike dhe me shpenzueshmëri afrohemi 90% që është një lajm shumë i mirë. Kështu që në përgjithësi pjesa më e rëndë e kësaj pune është që kemi pasur humbje të jetës të bashkëqytetarëve tanë, disa punëtorë shëndetësorë dhe kjo pjesë është e parikuperueshme”, tha Gjini.

    Gjini ka treguar edhe për projektet e mëdha të komunës së Gjakovës që kanë nisur ose vazhduar gjatë vitit të kaluar si ajo e rrugës në qendër “Nënë Tereza”, stadiumi i qytetit, ngrohtorja e re qytetit si dhe projekti i rrugës “Bujar Roka”.

    Gjini duke folur për bizneset që janë goditur nga pandemia, ka theksuar se ka qenë e pamundur të bëhet gjithçka që ka qenë e nevojshme për to, megjithatë u shpreh se janë munduar që t’ju ndihmojnë sipas kapaciteteve buxhetore të Komunës.

    Sipas tij, kanë hequr një pjesë të taksave të cilat iu janë lejuar me ligj, siç është ajo për shfrytëzimin e hapësirave publike.

    Deri më tani, as Komuna e Gjakovës nuk ka shifra të punëtorëve të cilët humbën punën për shkak të pandemisë COVID-19 e rrjedhimisht edhe numër të bizneseve që kanë shuar aktivitetin e tyre.

    Gjini siguroi se Komuna e Gjakovës ka ndarë më shumë subvencione këtë vit sesa vitet e kaluara.

    “Bizneset të cilat më së shumti janë goditur janë gastronomia, hoteleria, është goditur jashtëzakonisht shumë. Kemi edhe prodhues të qumështit të cilët janë goditur, kemi edhe biznese të tjera të cilat janë goditur. Fatmirësisht prodhimi, ndërtimtaria, shëndetësia, si pjesë e biznesit, farmacitë e tjera, nuk janë goditur edhe pse indirekt edhe ata pësojnë për shkak të dëmtimit të bizneseve të tjera. Komuna e Gjakovës ka ndarë më shumë subvencione se cilin do vit tjetër, tash së fundmi kemi ndarë edhe 200 mijë euro të tjera për bizneset që janë goditur. Mos të harrojmë bizneset transportuese janë goditur shumë, qoftë kompanitë e transportit me autobusë, qoftë taksitë, janë goditur goxha shumë. Kemi provuar aq sa ka qenë e mundshme me ju dalë përpara, me ju gjend, mirëpo definitivisht ka qenë e pamundur të bëhet e gjithë çfarë ata kanë pasur nevojë të bëhet për ta”, është shprehur Gjini.

    Qytetarët po presin vaksinën anti-COVID për të cilën Qeveria e Kosovës thotë se do ta sigurojë shpejtë, por kurdo që ajo të vijë në Kosovë, Komuna e Gjakovës do të jetë gati që të vaksinojë qytetarët e saj.

    Në rast se vendoset që në këtë proces të përfshihet dhe shëndetësia primare, atëherë Gjini thotë se Gjakova i ka të gjitha kapacitetet për të kryer vaksinimin për shkak të sistemit të cilën e quan të jashtëzakonshëm.

    “Vaksinimi kryhet në nivel nacional, pra prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitali Rajonal i Gjakovës është në vijë të rregullt institucionale me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe me ministrinë. Ne kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë me spitalin dhe personelin dhe i falënderoj për punën e tyre. Sa i përket vaksinimit, sido që të merren vendimet në nivelin qendror, Gjakova i ka të gjitha kapacitetet për të kryer një punë të tillë për shkak se kemi sistemin e vaksinimit që është i jashtëzakonshëm dhe kemi punëtorë shumë të devotshëm dhe profesionalë në atë shërbim. Kështu që po Gjakova do të jetë e gatshme për të kryer një shërbim të tillë varësisht se a vendoset që të kryhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare apo nëpër spitalet regjionale”, tha ai.

    Gjini për KosovaPress tregoi se synon edhe një tjetër mandat 4-vjeçar në krye të Komunës së Gjakovës.

    “Nëse rrethanat janë çfarë janë deri më tani, unë po përgatitem të nxjerrë edhe kandidaturën e dytë, po përgatitem edhe me plan, me kolegë dhe me sistem. Gjithë duhet të përgatitemi. Tani mbajtja e zgjedhjeve nacionale na vënë në pauzë të paktën për një kohë të shkurtër sepse të gjithë ne duhet të orientohemi nga zgjedhjet nacionale dhe besoj që do të dalim mirë në Gjakovë, besoj që do të dalim shumë mirë. Po përgatitemi për dy palë zgjedhje, nuk i kemi pritur por po përgatitemi”, tregoi Gjini për KosovaPress

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.