×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet: Shiu nuk do të ndalet as gjatë muajit Korrik

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Meteorologu, Mendim Rugova, ka folur për të reshurat që kanë ndodhur dje.Ai në Sytë 7 deklraoi se reshjet do të vazhdojnë edhe sot dhe se vendi ka pasë nevojë për këtë.“Momentalisht jemi duke shkuar në periudhë të thatësisë, edhe Badovci është tharë kemi nevojë.

    Vetëm dje nëpër stacione në qytete të ndryshme ka pasë të reshura deri në 70 litra për metër sekond gjë që është normale në një periudhë të tillë”.

    “Janë cikle normale që ndodhin nganjëherë, këto ditë ishte në lajme se në Siberi në Rusi kishin arritur temperaturat deri në 38 gradë rrymimet ajrore kanë ndryshuar nxehti ka shkuar në rrethin polar, ftohti ka ardhur në rajonin tonë. Në përgjithësi është normal ky cikël i freskët që po na vjen në Kosovë”.Rugova ka thënë se sipas Qendrës Evropianë të Parashikimeve afatmesme të motit korriku në Kosovë një pjesë do të jetë më shi dhe me temperatura të freskëta.

    “Qendra Evropiane e Parashikimeve afatmesme, është organizatë evropiane me seli në Londër të Britanisë së Madhe,ata bëjnë parashikime të motit deri në një muaj”.

    “Kjo javë, nga data 22 deri më 28 qershor do të jetë më e freskët. Në fund të javës ka me qenë më ngrohtë pritet të shkojnë temperaturat deri në 30 gradë, kjo është vlerë normale për këtë periudhë kohore”.

    “Prej 29 qershor deri më 5 korrik do të jetë më ngrohtë, sepse rajoni ka anomali pozitive pjesa jonë mbetet me anomali negative mundet të ketë të reshura aty këtu është koha që me pasë shi veror. Periudha 6-12 korrik është periudhë e freskë, mundet me pasë të reshura më shumë”.“Prej 13 deri 19 korrik sipas kësaj qendre del të jetë moti në trendin e freskisë temperaturat duhet të jetnë më të ulëta pritet të ketë të reshura më shumë”.

    ” Nga 20 deri më 26 korrik vazhdon trendi i temperaturave më të ulëta që mundet me pasë të reshura më pak. Këto janë tendencat për muajin korrik. Nëse vazhdon të ketë shi do të ketë dëmtime në disa kultura bujqësore”, ka thënë Rugova.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.