×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Konfirmohet rasti i parë i variantit të koronavirusit në Nju Jork

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Në Nju Jork është konfirmuar rasti i rastin e parë të variantit të ri të Covid 19. Andreë Cuomo tha të hënën se shteti i tij ka zbuluar rastin e parë të variantit më ngjitës të koronavirusit, që për herë të parë u has në Britani. Identifikimi i rastit në shtetin e Nju Jorkut, ngjall […]

    Në Nju Jork është konfirmuar rasti i rastin e parë të variantit të ri të Covid 19. Andreë Cuomo tha të hënën se shteti i tij ka zbuluar rastin e parë të variantit më ngjitës të koronavirusit, që për herë të parë u has në Britani.

    Identifikimi i rastit në shtetin e Nju Jorkut, ngjall shqetësime në lidhje me kapacitetin e spitaleve, nëse përhapet me shpejtësi.

    Në një konferencë për mediat Cuomo tha se një burrë në të 60-at që jeton në një qytet në veri të kryeqytetit Albany, ka variantin e ri të virusit. Personi i cili po e merr veten, nuk kishte udhëtuar kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për përhapje brenda komunitetit.

    Nju Jorku ka kryer 5,000 teste për llojin e ri – dhe deri tani ka gjetur vetëm një rast. Cuomo thotë se nëse lloji i ri rrit shtrimet në spital dhe detyron disa zona të mbyllen, kjo do të sillte një ndryshim strategjie.

    Deri tani varianti i ri që përhapet me shpejtësi dhe është quajtur variant britanik, është zbuluar në Kolorado dhe Kaliforni. Të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson urdhëroi masa të reja izolimi në vend, në përpjekje për të ngadalësuar një rritje të rasteve me COVID-19 që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor.

    Ai tha se varianti i ri më ngjitës po përhapet me shpejtësi të madhe dhe ishin të nevojshme veprime urgjente për ta ngadalësuar atë.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.