×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet raportimi i Front Online/ Arben Vitia shkon drejtor në spitalin “Olive”

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Portali FrontOnline ditë më parë ka raportuar se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të drejtojë një spital të madh shëndetësor “Olive”, i cili pritet të nis punën gjatë muajit  qershor.

    “Është pothuajse çështje e finanlizuar. Arben Vitia pritet ta drejtojë Spitalin e ri Olive ”, kishte bërë të ditur një burim i Front Online, duke precizuar se këtë spital “Olive” e ka blerë vitin e kaluar në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

    Për këtë çështje javë më parë Front Online e ka kontaktuar edhe ish-ministrin Arben Vitia, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij, përkundër insistimit të shpeshtë të mediumit.

    Ndërsa drejtuesi i “Olive”, Fatmir Sejdiu, e kishte mohuar një gjë të.

    “Sa i përket ministrit unë nuk kam informatë për këtë punë…Kurrfarë kontrate të nënshkruar me mua nuk ka, nuk ka kurrgjë. Unë jam drejtor, mirëpo nuk ka kurrgjë zyrtare me të, kam muhabet me të si me çdo doktor tjetër”, tha ai për Front Online.

    Por, të gjitha këto deklarata janë hedhur poshtë sot , pasi që vet gruaja e pronarit të spitalit “Olive”, në profilin e saj në rrjetin social Facebook, e ka publikuar një fotografi të stafit të këtij spitali e ku në të shihet edhe ish-ministri Arben Vitia./FrontOnline

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Arben Vitia po e negocion punësimin me institucionin shëndetësor që u rrit gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë?

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...
    Lajme23 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën bëhet e ditur se ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin...
    Lajme23 Prill 2024
    Është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës...
    Të tjera
    Kuriozitete23 Prill 2024
    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa...
    Lajme23 Prill 2024
    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije...
    Vip23 Prill 2024
    Titletown po fillon verën me një koncert falas me këngëtaren-kantautoren Bebe Rexha për të nxjerrë në pah ekspozitën vjetore të ditëve argëtuese...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është i shqetësuar për institucionet e Kosovës pas Raportit të Departamentit...
    Vip23 Prill 2024
    Tuna Sejdiu është shfaqur duke qarë në rrjete sociale, teksa ka shkruar edhe diçka mbi postimin e saj. Por duket se ky...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.