×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet: Gjermania dhe Franca në kontakt me Lajçakun për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Kohëve të fundit, ka pasur një intensifikim së paku nominal të përpjekjeve për rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi.

    Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes dy emisarëve të saj, Matthew Palmer si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe Richard Grenell si i Dërguar i Posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi ka bërë që edhe Bashkimi Evropian të zgjohet nga ‘gjumi diplomatik’.

    Bashkimi Evropian pas këtyre lëvizjeve të SHBA-ve, ka emëruar edhe vet një të Dërguar të Posaçëm për dialogun, ish-ministrin e jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak.

    Edhe Bashkimi Evropian si tërësi, por edhe shtetet veç e veç në përgjithësi janë angazhuar shumë më tepër në funksion të rifillimit të procesit i cili ka stopuar qysh në vendosjen e tarifës doganore prej 100 për qind për produktet serbe ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

    Franca dje ia ka konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se vazhdon të jetë plotësisht e angazhuar në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e përkrahin dialogun midis dy vendeve.

    Lajmi.net është interesuar të ketë qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, pasi Kosova ka eliminuar barrierat e pretenduara nga Beogradi si pengesë për rifillimin e dialogut.

    Në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet se ky shtet e mbështet plotësisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

    “Gjermania e përkrah plotësisht dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Bundestagut.

    Të pyetur nëse kanë koordinim edhe me shtetet e tjera të fuqishme të Evropës si Franca dhe nëse e mbështesin Lajçakun si i Dërguar për dialogun, nga qeveria gjermane thonë se koordinohen vazhdimisht për këtë.

    “Gjermania dhe Franca janë në kontakt të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të Dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për koordinim të ngushtë me politikat e tyre”, thuhet në përgjigjen e Gjermanisë.

    Në anën tjetër, Kosova ka eliminuar të gjitha barrierat për dialogun Kosovë – Serbi të cilat janë përmendur nga pala serbe duke hequr masën e reciprocitetit.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe liderët e tjerë serbë atje kanë thënë se do të ulen në tavolinë të dialogut, por vetëm me kushtin që nuk iu kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

    I dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak pritet që të vizitojë Kosovën gjatë javës së ardhshme, por ende nuk dihet agjenda e tij dhe takimet të cilat do t’i zhvillojë.

    E kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në deklarimet e tij është shprehur se marrëveshja midis dy vendeve mund të arrihet edhe brenda 3 muajve të ardhshëm

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Derisa qytetarët po përballën me shtrenjtimin e rrymës për 16.1% nga vendimi i fundit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kryesuesi Ymer...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar Ligjin për Komisionin...
    Lajme23 Prill 2025
    Shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas veprimeve të ndërmarra në koordinim me njësitë e rendit të Policisë së Kosovës, sipas njoftimit...
    Lajme23 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Në...
    Lajme23 Prill 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Komisionin e Pavarur...
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Tirana, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e tij, policia ka sekuestruar kanabis,...
    Sport23 Prill 2025
    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales. Skuadra...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ftuar në FRONTAL në T7, ka komentuar situatën e krijuar në kuvend, duke...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.