×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet aktakuza ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nga Gjykata Speciale

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Gjykata Speciale, ka konfirmuar aktakuzën ndaj dy krerëve të OVL-së së UCK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, raporton portal FrontOnline.

    Lajmin e ka bërë të ditur avokati I tyre, Tom Gashi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

    Ai ka thënë se, sot është konfirmuar aktakuza kundër tyre e cila përmban 4 pika, te cilat sipas Prokurorisë Speciale ne Hage kane te bëjnë me pengim te drejtësisë, e me akuza konkrete qe sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore ne mes te datave 7 deri 25 shtator te këtij viti.

    Postimi i tij i plotë:

    Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kane konsideruar vehten te kidnapuar nga Gjykata Speciale!
    Sot eshte konfirmuar aktakuza kunder tyre e cila permban 4 pika, te cilat sipas Prokurorise Speciale ne Hage kane te bejne me pengim te drejtesise, e me akuza konkrete qe sipas tyre nderlidhen me periudhen kohore ne mes te datave 7 deri 25 shtator te ketij viti.
    Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i eshte dorezuar aktakuza e konfimuar nga gjyqtari i procedures paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhes.
    Kryetari dhe nenkryetari i OVL te UÇK-së, dhe une ne cilesine e avokatit te OVL të UÇK-se nuk e pranojme kete Gjykate nje etnike, raciste, teper e demshme per kombin tonë Shqipetar ??dhe per shtetin e pavarur te Kosoves.
    Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e kuvendit te Kosoves me 3 gusht te vitit 2015 pa iu dorezuar fare raporti i hetimit te Prokurorit Climt Wiliamson i cili i hetoi pretendimet djallezore te Dick Martyt, i cili ne interesa te Serbise ariti qe ta bind Keshillin e Evropes qe te hetoj trafikimin e organeve njerezore te kryera kinse nga UÇK-ja per te mbuluar krimet serbe deri ne gjenocid kunder popullates civile shqiptare ne Kosove.
    Per veprat penale te konfirmuara ne kete aktakuze nuk eshte fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.
    Nese prokuroria prane Gjykates Speciale ne Hage ka prova kunder Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit rastin duhet ta dergoj ne Gjykatat e Republikes se Kosoves, por si mund ta beje kete Prokuroria Speciale ne Hage, dhe Gjykata Speciale ne Hage kur Republiken e Kosoves qe i ka formuar keto institucione nuk e njohun si shtet te pavarur.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit. Në komunikatë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përfshirë votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing”...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Bitcoin pësoi një rënie pasi investitorët iu përgjigjën debatit presidencial amerikan midis kandidates demokrate, Kamala Harris dhe rivalit republikan, Donald Trump, i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.