[wp-story]

Bota/Rajoni

Komuniteti energjetik paralajmëron Serbinë për emetim të grimcave të dëmshme

Komuniteti energjetik paralajmëron Serbinë për emetim të grimcave të dëmshme
22:17 | 16 Janar 2020

Komuniteti i energjisë ka paralajmëruar Serbinë në lidhje me zbatimin jo adekuat të Direktivës mbi objektet me djegie të brendshme.

Serbisë i kërkohet të kufizojë emetimin e grimcave të dëmshme brenda dy muajve.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka dërguar një letër të hapur për autoritetet serbe duke kërkuar zbatimin e plotë të vlerave kufitare, përkatësisht Planit Kombëtar për Reduktimin e Emetimeve të Gazeve.

“Çdo strukturë duhet të mbulohet nga njëra prej këtyre dy opsioneve. Nga 16 impiante ekzistuese të mëdha të djegies, 9 objekte janë pjesë e mosmarrëveshjeve,” thuhet në letër.

Në vitin 2006, Serbia ratifikoi Marrëveshjen e Komunitetit të Energjisë, e cila, ndër të tjera, nënkupton harmonizimin e emetimeve të grimcave nga procesi i djegies së brendshme.

Në rast të mosrespektimit të kushteve të Marrëveshjes, Komuniteti i Energjisë mund ta pezullojë Serbinë nga anëtarësia.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera