[wp-story]

Lajme

Komuna e Vushtrrisë jep detaje për 14 rastet e reja me coronavirus, merr vendim për shkollat e xhamitë

Komuna e Vushtrrisë jep detaje për 14 rastet e reja me coronavirus, merr vendim për shkollat e xhamitë
19:50 | 03 Qershor 2020

Sonte në Komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar ehde 14 raste të reja me coronavirus.

Siç njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 5 nga rastet e reja janë nga qyteti i Vushtrrisë, 4 nga fshati Nadakovc, 4 raste nga fshati Stanovc i poshtëm dhe një rast nga fshati Reznik i Vushtrrisë.

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë ka vendosur që të gjitha rastet e reja të vetizolohen dhe të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal.

Kurse, siç bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë, shtabi emergjent dhe Drejoria Komunale e Arsimit kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me COVID-19 të mos hapen shkollat për klasat e 9-ta, ashtu siç ka vendosur Ministria e Arsimit, por për të njëjtat të vazhdojë mësimi online.

Po ashtu, bashkë me Këshillin e Bashkësisë Isalme në Vushtrri, komuna ka vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera