×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Vushtrrisë fiton projekt 45 milionë euro për investime

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se ka fituar projektin për investime strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për këtë projekt investues, emri i të cilit është VICIANUM MINING PROJECT.

    Lexo Edhe:
    AAK-ja e do Haradinajn president edhe pas rrëzimit të Qeverisë
    Projekti në fjalë përfshin një kapital të investimit strategjik me vlerë prej 45,080,383.68 euro, për një periudhë pesë vjeçare.

    Pronat ku do të realizohet ky investimi janë prona publike dhe private. Ndërsa investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se ky investim do të jete i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

    “Jam shumë i lumtur që më në fund pjesa e Shalës ka filluar të merr vëmendjen e merituar dhe të jetë pjesë e zhvillimit të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës” ,u shpreh Kryetari Tahiri.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.