[wp-story]

Lajme

Komuna e Prizrenit nga sot mbulon të gjitha shpenzimet e varrimit

Komuna e Prizrenit nga sot mbulon të gjitha shpenzimet e varrimit
16:56 | 06 Shtator 2019

Komuna e Prizrenit tani e tutje do të bëjë mbulimin e të gjitha shpenzimeve të varrimit dhe në bashkëpunim me bashkësitë fetare dhe kompaninë rajonale “Ekoregjioni”, do të ofrojë edhe shërbimet e varrimit për të gjithë banorët e komunës së Prizrenit.

Lidhur me këtë, sot në konferencë për shtyp folën drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, raporton Front Online.

“Familjarët që kanë pasur rast vdekje, deri më tani kanë përfituar vetëm financiarisht me anë të subvencionimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit nga Komuna e Prizrenit, ndërsa tani e tutje përveç mbështetjes financiare me marrëveshjen e nënshkruar mes Kryetarit të Komunës dhe kompanisë Ekoregjioni, do të ofrohen edhe shërbimet duke përfshirë varrimin sipas ritualeve fetare, pa pasur nevojë të kenë obligime shtesë familjarët e të ndjerit.

E gjitha që duhet të bëhet nga familjarët është që në momentin kur ka rast vdekje të jepet njoftimi në numrin e telefonit +383 49 305 050 për të treguar adresën dhe kohën se kur duhet të bëhet varrimi i të ndjerit. Përveç kësaj, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshje me Ekoregjionin edhe për mirëmbajtjen e të gjitha varrezave në territorin e komunës së Prizrenit. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të bëhet pastrimi dy herë në vit i hapësirave të varrezave, duke për fshirë kositjen, largimin e shkurreve dhe krasitjen e drurëve”, thuhet në komunikatën e komunës./Front Online

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera