[wp-story]

Lajme

Komuna e Prishtinës nesër rrënon një mbindërtim pa leje në qendër të qytetit

Komuna e Prishtinës nesër rrënon një mbindërtim pa leje në qendër të qytetit
20:13 | 13 Janar 2020

Komuna e Prishtinës përmes një ftese për media, ka bërë të ditur se nesër në mëngjes, Inspekcioni do ta rrënoj një mbi ndërtim pa leje.

“Nesër, në ora 09:45, Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit.Me mediat takohemi në rrugën “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.”, thotë Komuna e Prishtinës.

Në Prishtinë ka shumë mbindërtime pa leje. Gjatë vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë në kryeqytet.

Kur të përllogaritët i bie të jenë mbi 20 mijë objekte në Prishtinë.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera