[wp-story]

Tenderët

Komuna e Prishtinës shpenzon 60 mijë euro për teste serologjike për COVID-19 (Dokument)

Komuna e Prishtinës shpenzon 60 mijë euro për teste serologjike për COVID-19 (Dokument)
17:28 | 15 Korrik 2020

Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur kompaninë “MADE –KOS” nga Prishtina për furnizim me teste serologjike për COVID-19.

Sipas kontratës së nënshkruar, dokumentin e së cilës e posedon “Front Online”, vlera e përgjithshme e kësaj kontrate arrinë rreth 60 mijë euro, me ç’rast kompania “MADE-KOS” do ta furnizojë Komunën e Prishtinës me 2000 reagensa për SARS COV 2 IgA, ku çmimi i një testi të fundit do të kushtojë 9.85 euro, apo 19.700 euro për 2000 teste.

Poashtu me të njejtin çmim, 9.85 euro për një test IgM do të paguajë Komuna e Prishtinës, përderisa, sipas kontratës së nënshkruar do të furnizohet me 2000 teste të tillë, për të cilët do të paguaj 19.700 euro.

Komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti poashtu i ka blerë edhe 2000 teste IgG me vlerë të përgjithshme prej 19.700 euro, raporton “Front Online”.

Përndryshe, sipas kontratës së nënshkruar, operatori ekonomik “MADE KOS” duhet ta bëj liferimin e testeve brenda 7 ditëve prej momentit të marrjes së lejes për import nga Agjencioni Kosovarë për Produkte Medicinale (AKPM).

/Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera