Një inspektor i ndërtimit në komunën e Prishtinës është arrestuar pasi që ai është kapur në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet, raporton Front Online.
Siç njofton policia, ndaj inspektorit ishte bërë ankesë nga pronari i një kompanie ndërtimi se ai i kishte ndaluar punimet edhe përkundër që posedonte leje.
Ndaj këtij arrestimi ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës, zyrtarë të cilës thonë se janë gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit
Reagimi i plotë:
Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e Komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është në mbajtje për 48 orë.
Nga mediat morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje.
Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat.
Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!

Të tjera
-
09:37 | 29 Janar 2023
-
09:17 | 29 Janar 2023
-
09:12 | 29 Janar 2023
-
09:09 | 29 Janar 2023
-
09:02 | 29 Janar 2023
-
08:56 | 29 Janar 2023
-
08:41 | 29 Janar 2023
-
08:21 | 29 Janar 2023
-
08:19 | 29 Janar 2023
-
LajmeMoti sot në Kosovë07:58 | 29 Janar 2023
-
07:42 | 29 Janar 2023
-
00:00 | 29 Janar 2023