[wp-story]

Lajme

Komuna e Podujevës ndan afër 10 mijë euro për zbukurimet e Vitit të Ri

Komuna e Podujevës ndan afër 10 mijë euro për zbukurimet e Vitit të Ri
15:23 | 17 Dhjetor 2019

Komuna e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Agim Veliu i LDK-së, ka planifikuar të shpenzojë afër 10 mijë euro për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.

Kontratën për dekorim të qytetit e ka fituar operatori ekonomik, respektivisht Ndërmarrja Private Tregtare “Anea” nga Fushë Kosova.

Gjithë zbukurimin kjo kompani është pajtuar ta kryej për 9 mijë e 788 euro.

Duhet theksuar se kompania “Anea” ishte e vetmja që kishte aplikuar për këtë tender.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi nga komuna e Podujevës ishte 9 mijë e 980 euro, por kompania ofertoi pak më lirë dhe mori përsipër të kryej zbukurimet për 9 mijë e 788 euro.

Në njoftim theksohet se dhënia e kontratës është e përkohshme dhe nuk përbën një marrëveshje kontraktuale deri në skadimin e intervalit, gjatë së cilit ofertuesit e pasuksesshëm mund të kërkojnë  shqyrtimin e vendimit.

Në kontratë janë të specifikuara edhe punët të cilat do t’i kryejë kompania përfshirë vendosjen e bredhave, dritave, dekorimet e ndryshme, etj.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera