×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Obiliqit shënon 22 vjetorin e çlirimit

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Komuna e Obiliqit ka shënuar sot 22 vjetorin e çlirimit.

    Me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se kjo datë historike e çlirimit të Obiliqit ngërthen në vete përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi, heroizmin dhe sakrificën deri në vetëflijim të familjes Jashari, e të djemëve e vajzave të Obiliqit që bashkuan pushkët e tyre me pushkën e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “Sot,kur Obiliqi po shënon 22 vjetorin e çlirimit dhe 13 vite nga shpallja e Pavaresisë,si qytet po shënon progres në zhvillimin e tij infrastrukturor, ekonomik dhe social, fal angazhimit tonë të përbashkët, bashkëpunimit të mirëfilltë me qytetarët e Obiliqit kemi arritur realizimin e projekteve madhore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarit, njëkohësisht u shpreha se është bërë shumë për këto vite, por e di se ka edhe shumë për të bërë, vullneti e puna jonë e përbashkët është e pandalshmë sepse ky është nderi më i madh që mund të ju bëjmë atyre që u flijuan për çlirimin e qytetit tonë dhe është obligim i ynë për brezat që do të vijnë pas nesh”, ka deklaruar ai.

    Përndryshe, nga Komuna e Obiliqit kanë ndarë mirënjohje për familjarët e dëshmorëve të kësaj komune.

    “Komuna e Obiliqit ndau mirënjohje për familjarët e dëshmorëve të komunës së Obiliqit për sakrificën e shenjtë të luftës çlirimtare, atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare, artitektit të Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova, heroit të Kombit Xhavit Haziri, heroi të Kombit Fahri Fazliu, intelektualit dhe veprimarit Ismail Dumoshi, veprimtarëve dhe doktorëve të shkencave,për artistën/sopranon znj.Adelina Paloja, për sportistin z.Eroll Salihu në përfaqësimin dhe promovimin e qytetit të Obiliqit, për kontributin në teater z.Miftar Mehana. Mirënjohje u nda edhe për punëtoren e vitit 2021 në administratën komunale, znj.Suzana Hashani, e cila për 30 vite dha kontribut të jashtëzakonshëm në shërbimin e qytetarëve të Obiliqit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme,...
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme,...
    Vip23 Prill 2024
    Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, së fundmi ka nisur t’i pëlqejë shumë librat. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një person i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e gazetares së BBC, Jill Dando, ka një ngjashmëri...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Sport23 Prill 2024
    Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, këshilltari Zlatan Ibrahimovic dhe drejtorët e klubit kanë filluar të shpejtojnë në kërkimin e një trajneri të...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, konfirmoi lëndimin e njërit prej lojëtarëve të rëndësishëm të tij. Bëhet fjalë për futbollistin portugez Diogo Jota,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.