×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Malishevës ndërhyn në rrugët e dëmtuara nga vërshimet

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Shtëpi banimi, lokale afariste e rrugë u dëmtuan nga këto vërshime.

    E së fundmi Komuna e Malishevës ka intervenuar në rrugët e dëmtuara nga vërshimet.

    “Ekipet e angazhuara për intervenim në rrugët e Komunës së Malishevës, ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rërës, i kanë pastruar të gjitha rrugët dhe më nuk ka problem në qarkullim. Pas kësaj do të intervenohet në ura, ku ka pasur gërryerje të tokës, si pasojë e vërshimeve”, thuhet në komunikatën për media.

    Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës njofton se është intervenuar në të gjitha rrugët të cilat janë mbuluar nga dheu apo rëra e bartur nga uji, edhe pse këto rrugë në asnjë ditë nuk kanë qenë të pakalueshme.

    “Është intervenuar në mbylljen e gropave në qytet, që janë hapur gjatë vërshimeve, pastaj në Turjakë, në Lubizhdë, në 3 lagje të fshatit Vërmicë, në dy rrugë në Pagarushë, në Marali dhe në Carrallukë”, thuhet tutje në komunikatë.

    Po ashtu, drejtoria ka bërë të ditur se tani do të merren me sanimin e urave, aty ku ka pasur gërryerje afër urave, me qëllim të sigurimit të urave dhe eliminimin e rrezikut të mundshëm.

    Është duke vazhduar puna e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.