[wp-story]

Lajme

Komuna e Lipjanit ndalon hedhjen e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit

Komuna e Lipjanit ndalon hedhjen e fishekzjarrëve gjatë festave të fundvitit
15:58 | 17 Dhjetor 2019

Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti, ka marrë vendim që të ndalojë ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festive të fundvitit në hapësirat publike dhe ato të banuara.

Në një njoftim për media të kësaj komune thuhet se vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

“Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara. Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera