×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Klinës vazhdon të lidhë kontrata në vlera më të mëdha se mjetet e zotuara

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Auditimi i pasqyrës financiare vjetore në Komunën e Klinës për vitin 2019 nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nxjerrë një serë dobësish në procesin qeverisës të komunës. Gjatë auditimit të kryer, për vitin e kaluar, sipas raportit të ZKA-së, janë vërejtur devijime në po thuajse të gjitha kategoritë, si dhe parregullsi tjera të gjetura, të cilat ZKA i ka përmbledhur në raportin e saj për këtë komunë me gjithsejtë 19 rekomandime. Sipas ZKA-së janë tri më shumë se për vitin 2018 kur kanë qenë 16 rekomandime. Dhe implementimi i rekomandimeve, sipas këtij raporti, ende mbetet sfidë për këtë komunë, raporton Koha.

    “Nga 16 rekomandimet e dhëna për vitin 2018, pesë prej tyre janë zbatuar, dy ishin në proces, një është mbyllur, ndërsa tetë nuk janë adresuar ende. Si rezultat i përsëritjes së një numri të madh të rekomandimeve, shumë mangësi në sistemet domethënëse të komunës mbesin të pa trajtuara”, thuhet në këtë raport. Në mesin e rekomandimeve që po përsëriten janë edhe lidhja e kontratave në mungesë të zotimeve të mjaftueshme të fondeve, vonesa e pagesave, si dhe mangësia në procedimin e pagesave.

    Auditori ka gjetur se Komuna kishte lidhur kontrata me zotime të pamjaftueshme të mjeteve në katër projekte në vlerë të përgjithshme prej mbi 302 mijë euro. Ndërsa, para lidhjes së kontratës për këto projekte, sipas raportit të ZKA-së, komuna kishte pasur të zotuar mjete në shumë prej 72 mijë euro. Gjithashtu, sipas raportit të ZKA-së, në gjashtë raste tjera nga 15 rastet e audituara, auditori ka gjetur se komuna ka nënshkruar deklaratat e nevojave dhe përcaktimin e disponueshmërisë së fondeve në vlerë totale prej 407 mijë euro, ndërsa sipas Ligjit të Buxhetit-2019 për të njëjtat projekte ishte planifikuar buxhet në vlerë prej 235 mijë euro.

    “Krahasuar me fondet e buxhetuara, komuna ka iniciuar prokurime duke tejkaluar buxhetin e planifikuar për 172 mijë euro. Vlera e këtyre gjashtë projekteve është kontraktuar për 371 mijë e 130 euro, që po ashtu tejkalonte vlerën e parashikuar në ligjin e buxhetit dhe planin e prokurimit për 121 mijë e 130 euro”, thuhet në raportin e ZKA-së.

    Gjatë auditimit të pasqyrës financiare, ZKA ka gjetur detyrime të papaguara ndaj furnitorëve në fund të vitit 2019 në vlerë prej 129 mijë e 567 euro. “Në këtë vlerë janë edhe detyrimet e papaguara nga vitet 2016, 2017 dhe 2018. Këto obligime janë bartur për t’u paguar në vitin 2020. Krahasuar me vitin 2018 obligimet janë rritur për 68 mijë e 115 euro”, thuhet në raportin e auditimit.

    Auditori ka gjetur në 12 raste vonesa mbi 30 ditë në pagesën e faturave të pranuara në vlerë totale prej 183 mijë e 630 euro.

    Këto mangësi të gjetura nga auditori, sipas drejtorit të Financave në Komunën e Klinës, Aziz Desku, nuk mund të eliminohen aq shpejtë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur Prokurorinë Speciale pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë nën...
    Lajme21 Mars 2025
    Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira gjatë vikendit. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se...
    Lajme21 Mars 2025
    Pasi ka qëndruar për dy orë me familjen e ngushtë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ish-presidenti Hashim Thaçi është...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.