×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Drenasit shpërbleu me kontratë kompaninë me vërtetim tatimor të skaduar

    FrontOnline
    28 Korrik 2021

    Komuna e Drenasit ka shpërblyer me kontratë mbi 100 mijë euro kompanitë që në dosje të tenderit kishin futur vërtetime tatimor me afat të skaduar. Kjo, por edhe shumë shkelje tjera ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 për komunën e Drenasit, e cila drejtohet nga Ramiz Lladrovci, raporton “Front Online”.

    Sipas auditorit në dosje të tenderit dhe te njoftimi për kontratë, te kushtet për pjesëmarrje respektivisht te kërkesat e përshtatshmërisë, ishte përcaktuar si kriter “Një vërtetim i nënshkruar nga Administrata Tatimore e vendit Tuaj të themelimit se Ju nuk jeni në vonesë për pagimin e tatimeve. Ky vërtetim duhet të jetë jo më i vjetër se 90 ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit për kontratë, duhet të dorëzohet nga Operatori Ekonomik të cilit synohet dhënia e kontratës” , raporton “Front Online”.

    Por, te aktiviteti i prokurimit përkatësisht te kontrata “Inventarizimi i shkollave – faza e dytë”, në vlerë 115,800€, ku fitues të këtij tenderi ishin kompanitë “Donito” SH.P.K si dhe si dhe N.T.P “Mali-I-Mitrovicë”, te njëri nga grupi i operatorëve ekonomik, ZKA-ja ka identifikuar se vërtetimi tatimor ishte prezantuar me validitet të skaduar përtej afatit 90 ditor nga data e publikimit të njoftimit për kontratë, dhe jo në përputhje me datën në sistemin elektronik të Administratës Tatimore të Kosovës, raporton “Front Online”.

    Sipas auditorit kjo ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin vlerësimit të tenderëve dhe dhënies së kontratës konform kritereve të përcaktuara në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë, raporton “Front Online”.

    “Mangësitë e identifikuara rreth mos plotësimit të kërkesave të përshtatshmërisë në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë, lidhur me vërtetimin tatimor mund të reflektojnë negativisht në përzgjedhjen e operatorit të përgjegjshëm ekonomik dhe në përmbushjen e drejtë të kontratës konform kushteve kontraktuese. Kryetari të sigurojë përmirësimin e kontrolleve të brendshme në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë” thuhet në rekomandimin e auditorit, raporton “Front Online”.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë...
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.