Rreth 150 milionë euro kanë qenë të hyrat e kompanive të sigurimit në Kosovë gjatë vitit 2024, mirëpo fitimi neto i deklaruar nga të njëjtat nuk ka qenë më shumë se 15 milionë euro.
Dymbëdhjetë kompani të sigurimit që veprojnë në tregun e Kosovës, gjysma e tyre me kapital vendor e gjysma tjetër me kapital të huaj, nga 150 milionë euro të hyra, 135 milionë euro i kanë deklaruar si shpenzime, përderisa vetëm 15 milionë euro i kanë paraqitur si fitim të pastër, raporton FrontOnline.
Sipas raporteve financiare të Bankës Qendrore të Kosovës, vitin e kaluar kompanitë e sigurimit kanë paguar rreth 74 milionë euro dëme.
/FrontOnline/
Thyhet çdo rekord/ Bankat kosovare me mbi gjysmë miliardi euro të hyra gjatë vitit 2024