×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompanitë e autobusëve nga Kosova i dërgojnë serbët për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Bujanoc (Foto)

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Qindra serbë nga Kosova, kryesisht nga Komuna e Gjilanit, Kamenicës, Ranillugut, Shtërpcës, që dy ditë po vaksinohen kundër COVID-19 në Bujanoc.

    Transportimin e tyre po e bëjnë kompanitë nga Kosova.

    Disa lexues të portalit “Front Online” i kanë dërguar dje dhe sot disa fotografi, ku shihen se kompania “Fehmi Company” nga Ferizaj, “Egnatia” nga Komuna e Gjilanit, “Dita”, po presin qytetarët serbë të Kosovës derisa vaksionoheshin në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

    Bëhet e ditur se vetëm mëngjesin e sotëm me autobusë nga Kosova janë dërguar në Bujanoc rreth 300 qytetarë serbë për t’u vaksinuar.

    Madje mediet lokale serbe kanë raportuar se në mesin e atyre që prisnin për t’u vaksinuar kishte edhe qytetarë shqiptarë nga Komuna e Gjilanit.

    Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës, kryesisht serbëve, po realizohet pas paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se do të organizohen punkte për imunizimin e bashkëkombasve të tij nga Kosova në brendi të Serbisë.

    Përndryshe, Qeveria e Kosovës ende nuk ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj kundër COVID-19.

    /Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka marr vendim për zgjatjen e orarit për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale,...
    Lajme25 Prill 2024
    Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it, nuk është futur në rend të ditës...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar raportin e Departamentit të SHBA-së për Kosovën, ka thënë se vendi ynë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...
    Kronika25 Prill 2024
    Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës, nën dyshimin...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në...
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që...
    Lajme25 Prill 2024
    Dy persona janë ankuar në polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit. I dyshuari sipas policisë, gjendet jashtë shtetit. Ankuesja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.