[wp-story]

Kronika

Kompania e autobusit të djegur tregon shkaqet e zjarrit

Kompania e autobusit të djegur tregon shkaqet e zjarrit
22:00 | 12 Gusht 2019

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në “Rrugën e Kombit”

E këtë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se deri tani nuk ka persona të lënduar, raporton Gazeta Blic.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha ai.

Ndaj djegies së këtij autobusi, me sqarim ka dalë edhe kompania të së cilës i përket mjeti.

Kjo kompani ka thënë se të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm

“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera