Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës.
Në takim me kryetaren e Kuvendit, drejtues të kësaj organizate kanë kërkuar zbatimin e Ligjit për personat e verbër, i cili sipas tyre nuk po zbatohet plotësisht në praktikë.
Siç bëhet e ditur nga Zyra për informim e Kuvendit, në këtë takim u tha se kjo kategori ka mbështetje të paktë financiare nga institucionet e vendit, diskriminim në punësim, shfrytëzimin e trafikut urban dhe mungesën e librave me alfabet Brail. Gjithashtu u përmendën vështirësitë e kësaj kategorie në përballje me pandeminë Covid-19. Sipas KGVK-së, asnjë informacion që ka të bëjë më mbrojtje nga pandemia nuk është i shtypur për të verbrit me alfabetin Brail.
Kryetarja e KGVK-së, Bajramshahe Jetullahu, ka kërkuar mbështetje institucionale.
Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se të gjitha kërkesat e tyre do të përpiqet t’i adresojë te institucionet përkatëse.

Të tjera
-
21:02 | 13 Gusht 2022
-
20:49 | 13 Gusht 2022
-
20:46 | 13 Gusht 2022
-
20:22 | 13 Gusht 2022
-
20:19 | 13 Gusht 2022
-
20:17 | 13 Gusht 2022
-
19:29 | 13 Gusht 2022
-
19:25 | 13 Gusht 2022
-
18:55 | 13 Gusht 2022
-
18:48 | 13 Gusht 2022
-
18:41 | 13 Gusht 2022
-
18:32 | 13 Gusht 2022