Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni rekomandon shkarkimin e Bordit të RTK-së, reagon Sindikata

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka reaguar ndaj veprimit të Komisionit për Buxhet e Transfere në Kuvendin e Kosovës, i cili i ka rekomanduar Kuvendit shkarkimin e Bordit të RTK-së.

    Përmes, këtij reagimi SPERTK konsideron se ky rekomandim është i motivuar politikisht dhe nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballet RTK-ja vitet dhe muajt e fundit.

    Reagimi i plotë:

    Sindikata e Punëtorëve e RTK-së është e habitur me veprimin e Komisionit për Buxhet e Transfere në Kuvendin e Kosovës, i cili i ka rekomanduar Kuvendit shkarkimin e Bordit të RTK-së.

    SPERTK konsideron se ky rekomandim është i motivuar politikisht dhe nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballet RTK-ja vitet dhe muajt e fundit.

    SPERTK pati zhvilluar takime me deputetët e shumicës dhe të Komisionit për Buxhet e Transfere si dhe atij për Media dhe i ka mbështetur të gjitha kërkesat që kanë pasur ata dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Bordi dhe Menxhmenti që t’u ofrojnë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe t’i njoftojnë deputetët me situatën reale në RTK dhe për çdo cent të shpenzuar.

    Si Sindikatë, kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që nëse duan ta zgjidhin çështjen e RTK-së e kanë fare të lehtë. Ne kemi reaguar vite me radhë se RTK-së duhet t’i bëhet zgjidhje afatgjatë me ligjin e ri, ndërtimin e objektit të ri dhe digjitalizimin, probleme të cilat kemi pritur se do të zgjidhen nga kjo legjislaturë e cila e ka shumicën në Kuvend.

    Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e kundërshton çdo veprim që mund ta destabilizojë RTK-në, sidomos në këtë situatë jo të favroshme në të cilën është RTK-ja.

    Sindikata rithekson se Bordi e Menaxhmenti duhet t’i japin sqarime e llogari për çdo gjë themeluesit –  Kuvendit të Kosovës. Po ashtu kemi bërë ftesë dhe përsëri bëjmë thirrje që çdo cent i shpenzuar i RTK-së të auditohet nga cilido auditor që kërkon Kuvendi i Kosovës.

    Sindikata do t’i ndjekë zhvillimet nga afër në lidhje me RTK-në dhe varësisht nga vlerësimi ynë, ne do të përdorim të gjitha format ligjore, nga protestat e deri tek ankesat në Gjykatë.

    Me asnjë çmim nuk do ta lejojmë asnjë individ apo grupacion politik ta dëmtojë dhe ta destabilizojë RTK-në.

    Për veprimet e mëtejme të SPERTK-së do të njoftoheni ditët në vijim, varësisht zhvillimeve.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia....
    Lajme22 Mars 2023
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka ndarë 6 vendimet që u miratuan sot në kuadër të mbledhjes së 136-të...
    Lajme22 Mars 2023
    Organizatorët e platformës “Liria ka emër”, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte kërkesa për ta përkrahur...
    Të tjera
    Vip22 Mars 2023
    Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri re që...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje...
    Sport22 Mars 2023
    Mesfushori, Mesut Ozili ka njoftuar për pensionimin e tij në moshën 34-vjeçare. Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka zyrtarizuar përfundimin e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11 vjeçe, të cilën e kishte parë në një park. Sipas...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti Fatmir Humolli sot nuk është ulur ku ulet zakonisht në Kuvendin e Kosovës. Për dallim nga herët tjera, ai është ulur...
    Lajme22 Mars 2023
    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka marr vendim për hapjen e një universiteti të ri publik. Në këtë mbledhje...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.