×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së kërkon nga qeveria emërimin e drejtorit të ri të këtij institucioni

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka kërkuar që sa më parë të emërohet drejtori i ri i AKI-së. Në mbledhjen e sotme konstituive, deputetët i kanë rekomanduar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në bashkëpunim me Presidenten Vjosa Osmani, ashtu siç parashihet me ligj, të caktojnë emrin e ri që do të udhëheq këtë institucion.

    Institucioni i AKI-së ka mbetur pa udhëheqës që prej dhjetorit të vitit të kaluar kur ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në koordinim me Vjosa Osmanin që ushtronte detyrën e presidentit, e shkarkuan Kreshnik Gashin nga pozita e drejtorit të AKI-së.

    Ligji për AKI-në specifikon se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

    Megjithatë, qeveria dhe presidenca ende nuk kanë dalë me emrin e ri të kryespiunit.

    Këtë çështje e kanë ngritur deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, në mbledhjen e parë konstituive.

    Kryetarja e këtij komisioni, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga deputetët që në mënyrë unanime të rekomandojnë Qeverinë e Kosovës që të veprojë sa më parë në këtë çështje.

    “Me ligj është e rregulluar që nuk guxon të jetë në afat më të gjatë se 20 ditë pa drejtor, ndërsa ne si shtet e kemi që pesë muaj që nuk kemi drejtor të agjencisë dhe jemi vetëm me ushtrues detyre. Konsideroj që kjo është një lëndim i sigurisë kombëtare dhe rrezikim i sigurisë kombëtare, prandaj si kërkesë kisha dashtë ta adresoj sot, besoj edhe me aprovimin e juaj që sa më shpejtë të zgjidhet drejtori i ri i AKI-së”, ka thënë Musliu.

    Deputeti Salih Zyba që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke mbështetur kërkesën për zgjedhjen sa më parë të shefit të AKI-së, ka thënë se për këtë vonesë nuk duhet fajësuar kryeministri e as presidentja, meqë siç tha ai, vendi ka qenë në proces të konstituimit të institucioneve.

    “Nuk mund të interpretojmë vetëm afatin ligjor, faji nuk është individual, as të struktura shtetërore, as të Presidenca në këtë rast as të kryeministri sepse ishim të gjithë në një fazë në plotësim të institucioneve me vullnetin e qytetarëve, nuk ka adresë nuk e konsideroj fajtor individin por jemi në proces të plotësimit, kështu që po thirrjes por jo fajësisë”, ka thënë Zyba.

    Por ndryshe është shprehur deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, sipas së cilit kjo vonesë nuk mund të arsyetohet.

    “Nëse afati ka qenë 20 ditë dhe e kemi bërë pesë muaj, këtu dikush ka faj edhe nuk ka lidhje me pandemi kjo punë, nuk arsyetohet, kërkesa të bëhet dhe ka fajtor këtu për pesë muaj ditë”, ka thënë Berisha.

    E gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se po punojnë që kjo çështje të përmbyllet sa më parë që është e mundur.

    Kryeziu ka thënë se kryeministri dhe presidentja kanë shtuar konsultimet në këtë drejtim dhe së shpejti do të emërohet drejtori i ri i AKI-së.

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti më 17 dhjetor 2020 i kishte kërkuar Kreshnik Gashit të lirojë pozitën e shefit të AKI-së, për çka ishte mbështetur edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

    E koordinim rreth emrit të ri nuk kishte në kohën kur Vjosa Osmani ushtronte postin e presidentit të vendit dhe Avdullah Hoti ishte në krye të ekzekutivit, muaj më parë.

    Vetëm prej vitit 2015 në AKI janë ndërruar tre drejtorë. i vetmi që e ka përfunduar një mandat të plotë ka qenë i emëruari i vitit 2009, Bashkim Smakaj.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.