Lajme

Komisioni i Shëndetësisë takon drejtorin Krasniqi, Reshitaj tregon se për çfarë biseduan

Komisioni i Shëndetësisë takon drejtorin Krasniqi, Reshitaj tregon se për çfarë biseduan
14:44 | 30 Shtator 2020

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka realizuar takim pune me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe bordin përcjellës.

Kryetarja e Komisionit, Albena Reshitaj me një status në Facebook ka treguar temat e diskutimit në këtë takim.

“Bashkë me anëtarë të komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, realizuam takim pune me ushtrues drejtorin e SHSKUK-së z.Valbon Krasniqi dhe bordin përcjellës, ku temë boshte ishte “Puna dhe sfidat e SHSKUK-së në ofrimin e shërbimeve mjekësore”.

Aty u njoftuam mbi punët që janē bërë dhe procesin e shërbimeve që janë ofruar gjatë tërë kohës për qytetarët e vendit, e gjithashtu vështirësitë që kanë qenë dhe që vazhdojnë të jenë në SHSKUK.

Ne ju ofruam mbështetje dhe përkrahje ndaj çfarëdo kërkese dhe nevoje që lidhet me kompetencat tona si komision, e poashtu u dakorduam që do të bëjmë monitorim të vazhdueshëm të institucioneve shëndetësore, me qëllimin që qytetarët e Kosovës të kenë përkujdesje të veçantë shëndetësore” shkruan Reshitaj në njoftim.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera