×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni i Ndihmës Shtetërore miraton propozimin e hartës rajonale të Kosovës për periudhën 2021-2026

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH), sot ka miratuar propozimin për Hartën Rajonale për Ndihmën Shtetërore në RKS për periudhën 2021-2026.
    Sipas KNSH-së kjo kërkesë buron nga nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asociimit BE-Kosovë.

    “Në propozimin e hartës rajonale, KNSH propozon që Kosova edhe më tutje, respektivisht gjatë periudhës 2021-2026, të trajtohet si Rajon A i vetëm respektivisht si nje ekonomi që ka BPV për kokë banori më pak se 75% të mesatares së BE-së në një nivel statistikor NNJTS II . Një kualfikim i tillë lejon që Kosova të shfrytëzojë kufijtë maksimal të ndihmës shteterore për zhvillim rajonal”.

    Njoftimi i plotë:

    Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH), në mbledhjen e radhës të mbajtur të Premtën (28.08.20), miratoi propozimin për Hartën Rajonale për Ndihmën Shtetërore në RKS për periudhën 2021-2026, kërkesë që buron nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.
    Sipas MSA, Kosova në tërësi, për momentin konsiderohet si një rajon A, qe në terminologjinë e hartës rajonale të ndihmës shtetërore dhe bazuar në nenin 107 (3) (a) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE), nënkupton një ekonomi seriozisht të pazhvilluar, deri të paktën në prill 2021. Si rezultat, Kosovës i lejohet të shfrytëzojë limitet maksimale të ndihmës shtetërore për qëllime të aprovimit të ndihmës shtetërore për zhvillim rajonal dhe disa kategorive të tjera të ndihmës horizontale shtetërore.
    Në propozimin e hartës rajonale, KNSH propozon që Kosova edhe më tutje, respektivisht gjatë periudhës 2021-2026, të trajtohet si Rajon A i vetëm respektivisht si nje ekonomi që ka BPV për kokë banori më pak se 75% të mesatares së BE-së në një nivel statistikor NNJTS II . Një kualfikim i tillë lejon që Kosova të shfrytëzojë kufijtë maksimal të ndihmës shteterore për zhvillim rajonal.
    Pasi që propozimi për hartë rajonale të Kosovës për periudhën 2021-2026 të aprovohet nga Komisionin Evropian, kjo hartë do të jetë publike në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.
    Aprovimi i këtij dokumenti është një hap përpara i përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, duke përmbushur kështu kriteret e përcaktuara me MSA, dhe një sinjal i qartë i orientimin tonë për t’i respektuar obligimet ndërkombëtare të vendit tonë.

    KNSH, në takimin e së premtes po ashtu ka analizuar edhe skemën “Masa lehtësuese zbritje e përkohshme e tarifave të shërbimeve të trajtimit të kufizuar në tokë në masë prej 30% – deri në mars 2021 në kontekstin e COVID-19”, e njoftuar nga Ministria e Financave / Departamenti Qendror i Partneritetit Publiko Privat.
    Pas analizimit të gjitha fakteve KNSH, ka konstatuar se masa e njoftuar nga MFT/DQPPP, me titull “Zbritje e përkohshme e tarifave të shërbimeve të trajtimit të kufizuar në tokë në masë prej 30% – deri në mars 2021 në kontekstin e COVID-19” për të gjitha aviokompanitë që operojnë dhe synojnë të operojnë në ANP, NUK PËRBËN NDIHMË SHTETËRORE në kuptimin e nenit 3 paragrafi 1.1 të Ligjit nr. 05 / L-100 dhe nuk i nënshtrohet parimit të përgjithshëm të ndalimit.

    Siç përshkruhet në dokumentet zyrtare, zbritja do te aplikohet për të gjitha Kompanitë Ajrore që operojnë në ANP “Adem Jashari”. Zbritja e propozuar është uniforme (pra jo diskriminuese) dhe në favor të kompanive ajrore dhe udhëtarit. Numri i kompanive ajrore aktive në ANP gjatë 7 muajve të parë të vitit 2020 ka variuar nga 16 në 3 avio-kompani (maj 2020), ndërsa viti 2019 është përmbyllur me mbi 2mil pasagjerë.

    Të gjitha vendimet e marra nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovë (te qasshme: https://gzk.rks-gov.net/SearchIn.aspx?Index=2&s=komisioni%20i%20ndihmes%20shteterore%20&so=1)

    KNSH i fton të gjitha institucionet vendit – dhënëse të ndihmës shtetërore- të rregullta dhe ato masa që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e COVID-19, që t’i njoftojnë ato konform Ligjit për Ndihmën Shtetërore.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.