Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    KOMF-kryeministrit: Në janar fëmijët do mbeten pa shërbime

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që të ndërmerren masa të menjëhershme për ta parandaluar mbylljen e shërbimeve për fëmijët në nevojë, dhe të gjendet zgjedhje afat gjatë për financimin e shërbimeve sociale.

    KOMF shkruan që ofruesit e shërbimeve që kanë licencë nga Minsitria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale po përballen me rreziqe financiare.

    “KOMF bën me dije, se në qoftë se nuk do ndërmerren masat e menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale dhe atyre rezidenciale për fëmijët viktima apo ata në nevojë për shërbime apo strehim, të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve në Kosovë do të cenohen rëndë dhe në një mënyrë të paprecedent”, thuhet në komunikatën e KOMF-it.

    “KOMF ka parasysh që gjendja e përgjithshme ekonomike është rënduar si pasojë e pandemisë Covid–19, por mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale”.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, përmes një kërkese zyrtare i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica dhe Ministres së Financave Hykmete Bajrami, duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve për fëmijët ne nevojë si dhe zgjidhjen afatgjatë të financimit të shërbimeve sociale.

    Konkretisht, KOMF ka kërkuar:
    Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së përkohshme të shërbimeve të strehimoreve për fëmijët pa përkujdes prindëror, viktima të dhunës dhe abuzimit, viktima të trafikimit (niveli i ulët i rrezikut) në Janar 2021, përmes shpalljes sa më parë të thirrjes nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mbështetjen e shërbimeve sociale direkte të ofruara nga strehimoret e licencuara.Ndërmarrjen e masave të menjëhershme për të rregulluar mekanizmin e financimit të qëndrueshëm edhe për të gjithë shërbimet sociale për fëmijët e cenueshëm, si fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët në strehim familjar apo fëmijët e përfshirë në punë të rënda, duke nxjerrë thirrje të rregullta të cilat nuk do të lënë zbrazëti apo boshllëqe kohore të pambuluara financiarisht, gjë e cila ndodh çdo vit dhe rezulton me ndërprerje të shërbimeve sociale.Procedimin sa më shpejt të procesit të miratimit të Projekt Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, (i cili aktualisht është në proces hartimi), e i cili parasheh krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale, me qëllim zgjidhjen afatgjatë të problemit të financimit të shërbimeve sociale.
    Ofruesit e shërbimeve të licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ofrimin e shërbimeve rezidenciale po vazhdojnë të përballen me paqëndrueshmëri financiare. Shërbimet sociale dhe ato rezidenciale për fëmijët në nevojë, financohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes thirrjeve publike çdo vit dhe çdo vit ka zbrazëtira kohore mes thirrjeve/kontratave për mbështetje, duke i lënë pa përkrahje financiare këta ofrues, çdo fillim viti.

    Edhe këtë vit, strehimoret posedojnë financim vetëm deri në 31 Dhjetor 2020. Si pasojë e mungesës së financimit strehimoret rrezikojnë të mbyllen përkohësisht nga 1 Janari i vitit 2021. Ndërprerja e ofrimit të këtyre shërbimeve, qoftë edhe përkohësisht do të lërë pa strehë fëmijët e akomoduar aktualisht në këto strehimore dhe po ashtu do të mbyllë derën për rastet e reja që mund të jenë në nevojë për shërbime rezidenciale, duke shkelur kështu të drejtën themelore të fëmijëve për mbrojtje.

    Me një situatë të rëndë po përballen edhe ofruesit e shërbimeve për fëmijët e tjerë të cenueshëm. Organizatat ofruese të shërbimeve përmes qendrave ditore dhe shërbimeve në familje e komunitet, nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare përgjatë vitit 2020, nga MPMS.

    KOMF bën me dije, se në qoftë se nuk do ndërmerren masat e menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale dhe atyre rezidenciale për fëmijët viktima apo ata në nevojë për shërbime apo strehim, të drejtat dhe mirëqenia e fëmijëve në Kosovë do të cenohen rëndë dhe në një mënyrë të paprecedent.

    KOMF ka parasysh që gjendja e përgjithshme ekonomike është rënduar si pasojë e pandemisë Covid–19, por mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia....
    Lajme22 Mars 2023
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka ndarë 6 vendimet që u miratuan sot në kuadër të mbledhjes së 136-të...
    Lajme22 Mars 2023
    Organizatorët e platformës “Liria ka emër”, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte kërkesa për ta përkrahur...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjatë bisedimeve që ka pasur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë...
    Vip22 Mars 2023
    Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri re që...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje...
    Sport22 Mars 2023
    Mesfushori, Mesut Ozili ka njoftuar për pensionimin e tij në moshën 34-vjeçare. Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka zyrtarizuar përfundimin e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, pasi përndiqte një vajzë 11 vjeçe, të cilën e kishte parë në një park. Sipas...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti Fatmir Humolli sot nuk është ulur ku ulet zakonisht në Kuvendin e Kosovës. Për dallim nga herët tjera, ai është ulur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.