[wp-story]

Lajme

KOMF kërkon nga partitë politike që të adresojnë nevojat e fëmijëve

KOMF kërkon nga partitë politike që të adresojnë nevojat e fëmijëve
13:57 | 04 Tetor 2019

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) iu është adresuar partive politike duke iu rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato, përcjellë KosovaPress.

KOMF përmes një dokumenti “Një Kryeministër për Fëmijët” ka kërkuar adresimin e problematikave kyçe të fëmijëve në Kosovë, që kërkojnë zgjidhje emergjente.

Si koalicion me mision mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, KOMF u ka rikujtuar politikanëve nevojat kryesore të fëmijëve.

Përmes këtij dokumenti, KOMF ka kërkuar që asnjë fëmijë të mos kryejë punë të rënda; të investohet në zhvillimin në fëmijërinë e hershme; të aplikohen masat për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve; që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbime shëndetësore, sociale dhe arsimore; të mbrohen fëmijët nga duhani dhe drogat, përmes zbatimit të legjislacionit dhe aplikimit të programeve parandaluese; si dhe që të investohet në avancimin e formave të mbrojtjes për fëmijët pa kujdes prindëror.

“Në Kosovë 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme për të mbajtur familjen. 61.4% e fëmijëve kanë pësuar nga dhuna psikologjike apo ndëshkimi fizik. Vetëm 4.5 % e fëmijëve janë të përfshirë në institucione parashkollore të licencuara. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet. Duhani dhe drogat po rrezikojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve. Shumë fëmijë pa kujdes prindëror, viktima të abuzimit kanë nevojë për strehim dhe shërbime”, thuhet në këtë dokument.

Në vijim mund të shiheni përmbajtjen e plotë të dokumentit.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera