Gjuha:
×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve ndaj Polonisë

    FrontOnline
    23 Mars 2023

    Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet më 27 mars në Varshavë.

    Grupi kuqezi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e katërt të grumbullimit, me përgatitjet që po bëhen në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

    Skuadra sot ka qenë e ndarë në dy pjesë, duke alternuar punën në palestër me stërvitjen në fushë, duke qenë se edhe sot në program janë dy seanca stërvitore, përcjell FrontOnline.

    Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar gjithë kohës me situata të ndryshme loje dhe me përgatitje taktike.

    I gjithë grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë prej 23 të grumbulluarve.

    Atmosfera është shumë pozitive dhe ka optimizëm për startin pozitiv të kualifikueseve të Evropianit. Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Sport31 Maj 2023
    Ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës po del të jetë e jashtëzakonshme, ku rezultati është barazuar në 1-1...
    Sport31 Maj 2023
    Lionel Messi pritet të vendosë në orët në vijim se ku do të luajë sezonin e ardhshëm dhe e vetmja gjë që...
    Sport31 Maj 2023
    Andi Hoti do të rikthehet te Interi pas një viti të kaluar si i huazuar te Freiburg II në Bundesliga 3. Qendërmbrojtësi...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2023
    Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve por edhe në rajon. Së fundmi ka reaguar dhe ish...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rrjetin social "Facebook",  ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me liderët  e shteteve anëtare të Komunitetit...
    Lajme31 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që...
    Lajme31 Maj 2023
    Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2023
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB. Nga informacionet e para mësohet...
    Lajme31 Maj 2023
    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.