×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës nis punën për dy ndeshjet e qershorit    

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Kombëtarja e Kosovës e ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë, më 16 qershor, në Prishtinë dhe kundër Bjellorusisë, më 19 qershor, në Budapest. Këto ballafaqime vlerësohen si kruciale për ecurinë e Dardanëve në këtë fushatë kualifikuese, andaj edhe fokusi i stafit teknik, por edhe i futbollistëve është për t’i përgatitur ato sa më mirë.

    Në ditën e parë në stërvitje morën pjesë shtatë futbollistë: Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Ermal Krasniqi dhe Betim Fazliji. Pjesa tjetër e futbollistëve është planifikuar të arrijë në dy ditët e ardhshme, kur përzgjedhësi Alain Giresse do ta ketë ekipin e kompletuar.

    Stërvitja e parë u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nëpër mot kryesisht me shi, por pavarësisht këtij fakti dhe numrit të kufizuar, ajo u zhvillua për t’u shërbyer lojtarëve për rigjenerim, kryesisht me ushtrime fizike dhe vrapime të kombinuara, përcjell FrontOnline.

    Ndërkohë, nesër janë paraparë dy stërvitje, njëra në orët e paradites (10:30) dhe tjetra në orët e pasdites (17:0), po ashtu në Hajvali./FrontOnline/

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Sport30 Shtator 2023
    Roma e ka nisur në mënyrë të shëmtuar sezonin e ri në Serie A dhe pas gjashtë ndeshjeve të para për Giallorosët...
    Sport30 Shtator 2023
    Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë fundjavë me xhiron e tetë. Kjo xhiro do të sjellë dy super derbi,...
    Sport29 Shtator 2023
    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të javë së tetë në La Liga. Fillimi i ndeshjes...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2023
    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka ftuar institucionet që të angazhohen që të paguhen shtesat e rrezikshmërisë për...
    Lajme30 Shtator 2023
    Dy ish-zyrtarët policorë, Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, të premten, në seancën e rigjykimit janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për...
    Lajme30 Shtator 2023
    10:00Lëvizja VETËVENDOSJE! mban mbledhjen LII të Këshillit të Përgjithshëm. (Salla e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, afër Ministrisë së Arsimit) 12:00Organizata “Germin”, mban...
    Lajme30 Shtator 2023
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHK-së,...
    Lajme30 Shtator 2023
    Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të sotme të SHBA-së se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi...
    Lajme29 Shtator 2023
    Këngëtari shqiptar,Hajro Ceka është shfaqur i lumtur krah Ivica Daçiqit. Shqiptari nga Mali i Zi ka publikuar një foto me Daçiqin pas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.