×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të pavarur për rastin Navalny

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Zyrtarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, i bëri thirrje Rusisë të kryejë ose të bashkëpunojë në një “hetim të plotë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm” lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

    Bachelet theksoi nevojën për të hetuar deri në fund këtë rast, pasi ekspertët gjermanë thanë se ata kishin “provë të qartë” se agjenti nervor i kategorisë ushtarake Noviçok ishte përdorur për të helmuar Navalnyn.

    “Është detyrë e autoriteteve ruse të hetojnë plotësisht se kush ishte përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë që u krye në tokën ruse”, tha ajo në një deklaratë.Aktivisti 44-vjeçar anti-korrupsion dhe një nga kritikët më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi muajin e kaluar dhe u trajtua në një spital në Siberi para se të evakuohej në Berlin.Sulmi shënoi rastin më të fundit në një varg të gjatë atentatesh kundër kritikëve të Putinit.Bachelet theksoi të martën se “numri i rasteve të helmimit, ose formave të tjera të vrasjes, qoftë brenda vetë Rusisë ose në tokë të huaj, gjatë dy dekadave të fundit është thellësisht shqetësuese.”“Dështimi në shumë raste për t’i mbajtur autorët përgjegjës dhe për të siguruar drejtësi për viktimat ose familjet e tyre, është gjithashtu për keqardhje dhe e vështirë për t’u shpjeguar ose justifikuar,” tha ajo, raporton AFP.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Një ditë pas varrimit të viktimave të moshës nga 16 deri në 48 vjeç të tragjedisë së 16 marsit, Koçani sot ishte...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Vip21 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.