×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, raporton Express.

    Këtë deklaratë, Ristuccia e ka dhënë në një intervistë për gazetën italiane “La Republica”.

    “Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, ka deklaruar Ristuccia.

    Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

    Ndryshe, reth 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçanit.  Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

    Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.

    Situata në veri të vendit është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, meqë qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputeti kroat, Ladislav Iliçiq ka thënë se Serbia është arsyeja kryesore e destabilitetit në Kosovë. Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur debatin e anëtarëve të Parlamentit Evropian për tensionet në marrëdhëniet në...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se artistja Doruntina Kastrati, kuratorja...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për...
    Sport03 Tetor 2023
    Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre...
    Vip03 Tetor 2023
    Industria e argëtimit vjen gjithmonë me një dozë talenti dhe një spërkatje të thashethemeve të të famshmëve dhe spekulimeve romantike. Subjekti më...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më herët në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Dyshohet se nga këto të shtëna...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës. “Policia...
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë që sulmi terrorist i 24 shtatorit mund të jetë i vetmi nga Serbia....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.