×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i KFOR-it: Nëse përkeqësohet situata në veri, kemi mbështetjen e të gjithë NATO-s

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se ngjarjet e fundit në veri të Mitrovicës janë brengosëse sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

    Ai ka thënë se e gjithë puna që është bërë ndër vite në veri, rrezikon të humbet, derisa është shprehur këmbëngulës se nuk do të tolerojnë dhunën në veri të vendit.

    “Detyra jonë e parë është sigurimi i lëvizjes së lirë në Kosovë. Jemi të pajisur për t’u ballafaquar me një situatë të tillë. Por, ne veprojmë në pajtim me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke reaguar ndaj cilësdo situatë që e kemi përpara. Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë. Dhunën nuk mund ta tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë”, ka theksuar Ristuccia.

    Komandanti i KFOR-it ka theksuar se kjo forcë ushtarake është e ndërtuar, e trajnuar dhe e pajisur me forca të mjaftueshme njerëzore për të kryer secilin lloj detyrimi brenda mandatit të tij.

    “Sigurisht nëse situata përkeqësohet mund të llogarisim në mbështetjen e të gjithë NATO-s dhe 27 shteteve anëtare. Që nga viti 1999 KFOR-i ka pasur mbi 50 mijë forca njerëzore, ndërsa tani me progres të situatës numri i ushtarëve është ulur për aq sa siguria është përmirësuar. Besoj se kemi forca dhe pajisje të mjaftueshme për t’u ballafaquar me çdo situatë. NATO-ja ka ngritur prezencën tonë në terren dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me çdo situatë nëse ka nevojë edhe me forca shtesë, por për momentin nuk mendojmë se ekzistojnë kushtet e tilla”, ka shtuar Ristuccia./RTK

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë...
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Vip29 Mars 2024
    Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.