×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Malisheva për akuzat e Deliu-Kodrës: Në kohën kur ju qeverisnit, ndodhi kurtha jonë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Muhamet Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, është paraqitur nga burgu në Klan Kosova, ku foli për lakimin e emrit të tij në seancën plenare të parlamentit, ku deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e sulmoi ministren Albulena Haxhiu, duke i thënë se e kunati i saj është terrorist.

    “Ajo ka gabuar rëndë duke e akuzuar Albulena Haxhiun, duke mos pas bazë tjetër  se ku të kapet tjetër, si kundër-akuzë e përdori rastin tim, de-fakto duke dalë në anën kundërshtare, të cilët gjithmonë UÇK-në e kanë quajtur organizatë terroriste”, tha Krasniqi.

    “Është vetë ajo që e ka votuar ligjin për gjykatën speciale që të dënohen burrat e UÇK-së, ishte vetë ajo që nuk e votoi ligjin për të ndjekur penalisht Serbinë për dhunimet në Kosovë që ka bërë Serbia mbi motrat dhe nënat tona”u shpreh tutje i burgosuri në Maaqedoninë e Veriut.

    “Nëse ti rreshtohesh në akuza që na kanë dhënë këta, atëherë de-fakto po del në anën e tyre, ne e dimë se prej këtyre nuk presim gjë më të mirë, as prej Serbisë e as prej Rusisë”.

    “Unë nuk kërkoj prej saj që të kërkoj falje, por mendoj se duhet t’i kërkoj falje ministres së drejtësisë, sepse e ka akuzuar për diçka që krejt populli e dimë se a jemi apo nuk jemi të tillë, a duhet të kemi akuza apo jo”.

    “Primare për neve është lidhja me popullin, dhe tani populli po ia jep përgjigjen e duhur Deliut”.

    “Mbi të gjitha, popullit t’i kërkoj falje, sepse ka gabuar rëndë”.

    Tutje, Krasniqi e akuzoi qeverië e atëhershme se e dinin paraprakisht për aksionin që do të nodhte në Kumanovë, si dhe i bëri thirrje Deliu-Kodrës që të formojë një grup parlamentar që të del në shesh e vërteta.

    “Në kohën kur ju qeverisnit, kurtha jonë ndodhi, tashti bëhu iniciatorë për me u formu një grup parlamentar për me hetu rastin tonë që të del në shesh e vërteta”.

    “Qeveritaret e asaj kohe e kanë pranuar se e kanë ditë për aksionin”.

    “Mos të harron Blerta Deliu se 10 dëshmorë janë vrarë në këtë betejë, e kanë përjetuar tmerrin edhe familjet tona, për vetët tona nuk kemi menduar pasi as nuk kemi besuar se do të jemi gjallë”.

    “Mund t’i pyesni ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, ish-kryeministrin Isa Mustafa. Ata e kanë ditë për aksionin”.

    “Unë pres që qeveria Kurti të bëj diçka për neve, ka bo diçka edhe Qeveria Haradinaj, por tash le të vazhdon edhe kjo qeveri”.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.