×
  • Lajme
  • Lajme

    Komanda Rajonale e KFOR-it, Lindje e udhëhequr nga SHBA bëhet me komandant të ri

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Koloneli i Ushtrisë Amerikane Derek Adams mori komandën e Komandës Rajonale të Forcës së Kosovës Lindje të udhëhequr nga NATO në një ceremoni të ndërrimit të komandës të mbajtur sot në kampin Bondsteel.

    Adams është anëtar i Ekipit Luftarak të Brigadës së Dytë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s, Divizioni 34 i Këmbësorisë dhe do të komandojë batalionin e manovrës, batalionin e efekteve dhe forcat e tjera të mbështetjes në Komandën Rajonale Lindje, njofton Klan Kosova.

    Çdo njësi mbështet sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.

    “Ne jemi këtu në mbështetje të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në zonë dhe për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt. Ne gjithashtu do të mbështesim zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore,” tha Adams.

    Ndërsa KFOR 27 dhe Ekipi Luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë në Oregon mbajtën ceremoninë e ndërrimit të flamujve, duke nënkuptuar përfundimin e misionit të tyre dhe fillimin e procesit për ty kthyer në shtëpi, Ekipi i II-të Luftarak i Brigadës së 34-të Iowa-s zbuluan flamujt e tyre për të vazhduar misionin dhe për të ndjekur gjurmët e 27 rotacioneve të kaluara.

    “Ishte një nder dhe privilegj i madh të shërbeja si Komandant i Komandës Rajonale Lindje”, tha komandanti në largim, kolonel Eric Riley, në ceremoninë e cila u ndoq nga gjeneral major Franco Federici, komandanti i ri i KFOR-it.

    Ky është rotacioni i 28-të i kontingjentit ushtarak amerikan në Kosovë, shkruan kp.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Lajme23 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023. Ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Qytetarët serb në katër komunat veriore kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Nga rreth 45 mijë qytetarëve me të drejtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.