Kolonë e gjatë e veturave është bërë në autostradën Prishtinë-Pejë.
Kolona të tilla dyshohet të jenë për shkak të vërshimeve në magjistrale e cila kalon nga fshati Vragoli, e të cilat janë shkaktuar nga lumi Sitnica.
Ne Vragoli në të dy anët e rrugës është vështirësuar qarkullimi për shkak të vërshimeve, ku edhe janë krijuar kolona të gjata.
Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është më i vështirësuar për lëvizje për shkak të sasisë më të madhe të ujit.
Uji ka hyrë edhe në disa objekte qe jane afër rrgues. Policia edhe ekipet tjera për mirëmbajtjen e rruges janë në vendin e ngjarjes.
Sipas një njoftimi të dielën nga IHK-ja bën të ditur se situata e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe në pesë ditët e ardhshme.
Sipas IHK-së, sasitë më të mëdha të reshjeve të shiut janë në rajonin e Dukagjiniut.
Më herët IHK kishte njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, është shkaktuar ngritje e nivelit nëpër lumenj.

Të tjera
-
23:12 | 22 Shkurt 2021
-
23:10 | 22 Shkurt 2021
-
22:51 | 22 Shkurt 2021
-
22:39 | 22 Shkurt 2021
-
22:34 | 22 Shkurt 2021
-
22:33 | 22 Shkurt 2021
-
22:32 | 22 Shkurt 2021
-
22:20 | 22 Shkurt 2021
-
22:14 | 22 Shkurt 2021
-
22:09 | 22 Shkurt 2021
-
22:05 | 22 Shkurt 2021
-
21:56 | 22 Shkurt 2021