×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kolona në kufij, rusët arratisën pas thirrjes së Putinit për mobilizim

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Radhët janë shtuar përgjatë kufirit të Rusisë, ndërsa meshkujt përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur një thirrje ushtarake për luftën në Ukrainë.

    Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300 mijë  njerëz për të shërbyer në luftë.

    Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë që janë për luftim, janë të zmadhuara.

    Por në kufirin mes Rusisë e  Gjeorgjisë, janë krijuar radhë të gjata me kilometra automjetesh, duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

    Një burrë, i cili nuk donte të identifikohej, i tha BBC-së se ai kishte marrë pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa paketuar asgjë tjetër për vete, menjëherë pas njoftimit të presidentit Putin – sepse ai do të ishte në grupin që mund të dërgohej  në luftë.

    Disa dëshmitarë vlerësuan se radha e makinave në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm ishte rreth 5 km e gjatë, ndërsa një grup tjetër tha se iu deshën shtatë orë për të kaluar kufirin.

    Në video nga vendi i ngjarjes shihen vozitës  që kanë lënë veturat ose kamionët e tyre, duke ecur këmbë e në këtë mënyrë duke bllokuar edhe trafikun.

    Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1 mijë e 300 km me Rusinë, aplikon  viza për shtetasit rusë. Edhe ky shtet gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës – por duke theksuar se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

    Destinacione të tjera të arritshme nga ajri në vende që rusët nuk kanë nevojë për vizë- Turqia, Serbia e Emiratet e Bashkuara Arabe,-ka bërë që  çmimet e biletave drejt Stambolli, Beogradit e Dubait, të jenë rritur “deri në qiell”,  menjëherë pas shpalljes së thirrjes për mobilizim ushtarak. Drejt këtyre vendeve nuk ka më fare bileta avioni pasi janë shitur.

    Mediat turke kanë raportuar një rritje të madhe në shitjet e biletave njëdrejtimëshe, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.

    Ministrja e Brendshme e Gjermanisë sinjalizoi të enjten se rusët që ikin nga mobilizimi, do të ishin të mirëpritur në këtë vend.

    Nancy Faeser tha se dezertorët e kërcënuar nga “represioni i rëndë” do të merrnin mbrojtje rast pas rasti, pas kontrolleve të sigurisë. Lituania, Letonia, Estonia dhe Republika Çeke patën një ton tjetër, duke thënë se nuk do t’u ofronin strehim rusëve të arratisur.

    “Do të thyej krahun, këmbën… çdo gjë për të shmangur mobilizimin”

    Sergei – emri jo i vërtetë i këtij rusi – tashmë është thirrur për mobilizim ushtarak.

    Studentja e doktoraturës dhe pedagogu 26-vjeçar po prisnin një dërgesë të gjërave  ushqimore një natë përpara fjalimit të Putinit, kur dy burra mbërritën me rroba civile duke i dorëzuar atij letrat ushtarake për të nënshkruar.

    Kremlini tha se vetëm njerëzit që kishin kryer shërbimin ushtarak dhe kishin aftësi të veçanta dhe përvojë luftarake, do të thirreshin.

    Por Sergei nuk ka përvojë ushtarake dhe njerku i tij është i shqetësuar, pasi shmangia e mobilizimit është vepër penale në Rusi.

    Thirrja ndezi protesta në qytetet kryesore ruse, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun të martën, duke rezultuar me 1 mijë e 300 të arrestuar.

    Kishte gjithashtu raporte nga Rusia se disa prej të arrestuarve për protesta u ishin dorëzuar thirrjet ndërsa ishin në paraburgim në stacionet e policisë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i pyetur për raportet, tha se një gjë e tillë nuk ishte në kundërshtim me ligjin.

    (Marrë me shkurtime nga BBC)

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.