×
  • Lajme
  • Lajme

    Kollçaku: Problemet e kamotshme po e përcjellin shëndetësinë

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fatmire Kollçaku, në një intervistë për Front Online, ka treguar se si ish-qeverisje, kishin trashëguar një sektor të shëndetësisë ku punëtorët shëndetësorë nuk trajtohen dinjitetshëm.

    Ajo ka treguar se ka shumë pakënaqësi nga pacientët e po ashtu edhe punëtorët shëndetësorë.

    “Ne e shohim se sa parregullsi ka, qoftë në klinika qoftë në spitale, dhe sa ka nevojë për kompletim të infrastrukturës ligjore dhe rishikimit të asaj se si po trajtohen profesionistët shëndetësorë. Sa po paguhen profesionistët shëndetësorë? Derisa nuk ju paguhen as orët shtesë për punën që e kanë bërë gjatë pandemisë”, ka theksuar ajo për Front Online.

    Ajo shpreson që Qeveria Hoti do t’i qaset në mënyrë më të mirë problemeve në shëndetësi e të punoj për këtë fushë.

    “Derisa janë këta njerëz, uroj që t’i qasen në mënyrë sa më të sinqertë të gjithë problemeve. Kemi pakënaqësi edhe të vetë pacientëve dhe vetë profesionistëve shëndetësorë që nuk i kanë kushtet adekuate të punës”, ka thënë ajo për Front Online.

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot, qytetarët serb të dielën pothuajse tërësisht kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komuniteti turk. Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit. Zikaltërit...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit...
    Kuriozitete23 Prill 2024
    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.