×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolapsi ekonomik në Kosovë, i pashmangshëm nëse s’miratohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Nga fillimi i pandemisë e deri më tani qarkullimi i bizneseve në vend ka rënë 1 miliard euro, që po konsiderohet një alarm për vendimmarrësit në Kosovë. Ndërsa, edhe sot nuk ka kaluar Ligji për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.

    Kështu është thënë në konferencën e përbashkët drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

    Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pashmangshëm, që sipas tij, do të mbyllen mijëra vende të punës dhe do të ketë falimentim të shumë bizneseve. Ai tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.

    Rukiqi: Nëse nuk intervenohet shpejt, bankrotimi ekonomik i pashmangshëm

    “Unë pata një takim me drejtorin e ATK-së dhe u konfirmua ajo që e kemi thënë edhe vazhdimisht për mbi mesataren e humbjeve ditore në ekonomi. Nga fillimi i pandemisë e deri tani, humbjet në ekonominë e vendit ose qarkullimi minus me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është në vlerën 1 miliard euro. Ky është një shqetësim dhe si alarm për ata që marrin vendime që duhet me ndërhyrë shpejt qoftë me pjesën legjislative, qoftë me veprime ekzekutive. Pra, jemi duke fol edhe për pjesën e qeverisë që ka qeveria apo koalicioni qeveritar dhe për pjesën e përgjegjësisë që e ka parlamenti në adresimin e gjendjes së rëndë ekonomike që e kemi. Dhe nëse nuk intervenohet ashtu siç kemi thënë me mjete në ekonomi gjatë muajt shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pashmangshëm që do të përcjellët me humbjen e mijëra vendeve të punës dhe mbylljen e shumë bizneseve, të cilat nuk do të kenë alternativa të mbijetesës. Sinjalet nuk janë pozitiv që do të kalojë ligji për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

    Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje. Ai tha se ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

    Zeka: Është për keqardhje mos kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    “Është absolutisht për keqardhje që deputetët mbi një muaj kanë qenë në pushim, por që edhe në seancën e parë pas kthimit ata nuk aprovojnë një ligj, i cili është i rëndësishëm për sektorin privat edhe për ringjalljen e ekonomisë në vend pas efekteve negative që pandemia ka pasur në tërë sektorin privat. Dëshirojmë të besojmë që deputetët e Kuvendit do të tejkalojnë veten edhe përtej diskursit të zakonshme që ky projektligj nuk është gjithëpërfshirës dhe ta kalojnë në lexim të parë dhe pastaj do t’i hapin rrugë mundësi debatit parlamentar në Komisionin përkatës që projektligji të plotësohet edhe me nene të tjera”, tha Zeka.

    Ai ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes të arritur në Shtëpinë e Bardhë që do të jetë mjaft e dobishme sipas tij, nëse nisin së zbatuari. Tha se Kosova është në një situatë interesante kur po hapen mundësitë e reja të zhvillimit ekonomik dhe efektet e marrëveshjes së arritur para dy javësh në Uashington.

    Zeka: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë Hapë mundësi të reja për investime

    “Hapen mundësi të reja për investime infrastrukturore, të cilat i mungojnë vendit dhe zgjidhje të reja të transportit, të cilat deri më tani nuk kanë qenë në dispozicion as të prodhuesve e as të kompanive tregtare të vendit. Po ashtu, investimet, të cilat do ta shndërronin Kosovën në një nyje të rëndësishme të transportit dhe lidhjes së njerëzve dhe kompanive. Do të hapnin edhe mundësitë e reja për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes dy institucioneve financiare amerikane siç është Korporata ndërkombëtare e SHBA-ve, Banka DFC dhe Banka Export import”, tha Zeka.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.