×
  • Sport
  • Sport

    KOK fiton projekt në Erasmus+

    FrontOnline
    17 Gusht 2022

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) për herë të parë ka fituar projekt në Unionin Evropian përmes programeve të Erasmus Plus, i cili do të ngrit buxhetin e KOK-ut për vitin 2022.

    Projekti i fituar është “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit”, udhëheqës i të cilit është Organizata Sportive Jo Qeveritare e Evropës (ENGSO), përcjell FrontOnline.

    Krahas KOK-ut, pjesë e projektit të fituar janë edhe tri Komitete Olimpike Kombëtare si: Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë, Komiteti Olimpik i Malit të Zi dhe Komiteti Olimpik i Bosnjë e Hercegovinës.

    Po ashtu, partnerë të tjerë të projektit janë edhe Universiteti i Prishtinës, Organizata për Edukim në Sport e Italisë dhe Konfederata e Sportit të Portugalisë.

    Me fitimin e këtij projekti, KOK do të organizojë aktivitete në partneritet me organizatat e lartpërmendura, ndërsa e veçanta është se aktiviteti madhor dhe përmbyllës i projektit do të mbahet në Kosovë.

    Aktivitetet kanë të bëjnë promovimin e vlerave pozitive përmes sportit në relacion me integritetin, siguria në sport, fair play, toleranca, shpirti ekipor dhe barazia në sport, të cilat do organizohen përmes trajnimeve me sportistë nëpër komuna, shkolla, përfshirjen e fëmijëve etj.

    KOK është anëtar i ENGSO prej qershorit të vitit 2017./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport25 Prill 2024
    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.