[wp-story]

Lajme

Koalicioni AAK-PSD, nominon sot Haradinajn për kryeministër

Koalicioni AAK-PSD, nominon sot Haradinajn për kryeministër
08:23 | 07 Shtator 2019

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate sot do të mbajnë tubim për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Tashmë është bërë e ditur se listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga AAK, tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët dhe mbrëmë para skadimit të afatit të vendosur në KQZ kanë dorëzuar listën e tyre të përbashkët me kandidatë./Front Online/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera