×
  • Lajme
  • Lajme

    Koalicionet parazgjedhore, Konjufca tregon se me cilën parti do të bashkëpunojnë

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treaguar se me cilën parti mund të bëjnë koalicion parazgjedhor.

    Sipas tij, i vetmi koalicion parazgjedhor i garantuar deri tash është me iniciativën politike të Vjosa Osmanit dhe me asnjë subjekt tjetër politik.

    “LVV e ka shpjeguar me transparencë para opinionit jo vetëm tash, që i vetmi bashkëpunim i garantuar politik deri sot është me zonjën Vjosa Osmani dhe alternativën e saj politike që e ka prezantuar, rrugën që e ka zgjedhur të pavarur nga LDK-ja, deri tash dorën ia kemi zgjatur asaj dhe jo subjekteve tjera politike”, tha ai, shkruan FrontOnline.

    Konjufca në KTV tha se ende nuk është konkretizuar diçka mes partisë së tij e Osmanit, por se ka një lloj reciprociteti mes tyre.

    “Ajo e ka shprehë vullnetin e saj se do bashkëpunojë me LVV-në, ka një lloj reciprociteti mes VV-së dhe Vjosa Osmanit që të ketë bashkëpunim që nuk e përjashton kandidimin tonë në një listë të përbashkët. Nuk është vendosë. Osmani deri tash edhe të gjitha aktivitetet i ka bë në një lloj opsioni politik që ka marrë me vete deputetë e asambleistë”.

    “Në aspektin elektoral nuk e kemi pasë asnjë takim konkret për ta formalizuar”, theksoi Konjufca./FrontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.