×
  • Lajme
  • Lajme

    KMLDNJ-deputetëve: Silluni si parlamentarë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka reaguar për rastin e mbrëmshëm të përplasjes në Kuvend duke kërkuar sjellje parlamentare nga deputetët.

    Ky këshill po thotë se ndonjë incident mund lejohet në kuadër demokracie parlamentare por më shumë shqetësues e sheh faktin se fjalori dhe sjellja, në disa raste joparlamentare, reflekton gjatë votimit të ligjeve apo marrëveshjeve me interes të përgjithshëm, njofton Klan Kosova.

    “Refuzimi i votimit të Ligjit anti – COVID- 19 për KMDLNj është kundër interesit qytetar dhe nuk mund të arsyetohet me asgjë. Refuzimi i votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe rishikimi i Buxhetit, në kohë kur me një shpejtësi algjebrike po varfërohet populli i Kosovës, po falimentojnë bizneset dhe po humben vendet e punës është dashur të votohen me urgjencë e jo që të stërgjaten diskutimet duke u politizuar skajshëm, për të arritur një qëllim politik. Është e pamoralshme kur deputetët me të ardhura të majme dhe të garantuara kundërshtojnë që të sigurohen edhe pagat minimale, për një mbijetesë minimale, për ata që kanë mbetur pa punë shkaku i pandemisë”.

    “Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë kur të zgjedhurit e tyre janë larg përgjegjësive që ua jep vota dhe premtimi elektoral që e kanë dhënë. Kosova, me një demokraci ende të pakonsoliduar duket se nuk është mësuar me sjelljet e deputetëve. Mirëpo, nëse i krahasojmë këto sjellje me vendet që kanë demokraci të qëndrueshme dhe kulturë parlamentare të konsoliduar, as në Kosovë, përkundër shumë problemeve, nuk e kemi gjendjen më të keqe. Për KMDLNj nuk është aq shqetësues fakti se mund të ketë ndonjë incident verbal sepse kjo është në kuadër të një demokracie parlamentare por është shumë shqetësues fakti se fjalori dhe sjellja, në disa raste joparlamentare, reflekton gjatë votimit të ligjeve apo marrëveshjeve me interes të përgjithshëm.
    Sa i përket mbarëvajtjes së punës së Kuvendit, kryetarja është autoriteti dhe arbitri përfundimtar i interpretimit të Rregullores dhe duhet të sillet në përputhje me Rregulloren”.

    “Qartazi po shihet se është krijuar një çarje e madhe midis kryetares së Kuvendit dhe partisë që i takon qoftë edhe nominalisht, LDK-së e që po reflekton negativisht në punën e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit duhet t’i trajtojë të gjithë deputetët njësojë sikur që deputetët duhet të sillen me respekt ndaj kryetares së Kuvendit. KMDLNj konsideron se pikërisht tensionet e motivuara politikisht po reflektojnë në menaxhimin e seancave të Kuvendit për faktin se nga një shkëndijë e vogël politike, seanca po merr flakë të panevojshme dhe po përfundon me skena jo të mira. Rregullorja e Kuvendit shprehimisht e sqaron edhe punën e debateve, diskutimeve, replikave qoftë si deputet, qoftë në emër të grupit parlamentar e kjo qartazi nuk po respektohet”.

    “KMDLNj kërkon nga deputetët të sillen në përputhje me mandatin si përfaqësues të popullit kurse, për shkak të ndjeshmërisë së situates duhet t’i tejkalojnë intereset personale dhe partiake dhe t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, rishikimin e Buxhetit dhe Ligjin anti COVID- 19 në mënyrë që të tejkalohet situata më lehtë”.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Të martën në Prishtinë u lansua kampanja “Ndrysho për Klimën”, organizuar nga USAID dhe programit për grante. Në këtë kampanjë u tha...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, raporton Ekonomia Online....
    Lajme23 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”. Ky projekt parashihet të kushtojë...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ramiz Qeriqi në...
    Vip23 Prill 2024
    Kejvina së fundmi ka nisur pushimet ne Dubai. Nuk mungoi postimi me bikini, ku bukuroshja shfaq super linjat truore që ka. Kejvina,...
    Sport23 Prill 2024
    Bayern Munich ka zhvilluar bisedime me Ralf Rangnick, porsa i përket pozitës së trajnerit. Sipas Sky News, Rangnick dhe menaxheri i Brightonit...
    Lajme23 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se me gabimet e tij, po favorizon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.