×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Qytetarët t’i padisin institucionet nëse nuk iu kompensohen shpenzimet e testit për Covid

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se shëndeti publik i qytetarëve të Kosovës seriozisht është vënë në sprovë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

    KLMDLNj si shkaktar të dështimit të menaxhimit me virus e ka vënë politikën aktuale në vend.

    “Në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka dështuar politika, e papërgatitur me këto situata, e shquar për joseriozitet dhe jokompetencë e cila interesin politik, partiak dhe personal e ka vënë mbi interesin e mbrojtjes së shëndetit publik. Në pamundësi dhe pazotësi të rrisin numrin e testimeve, si masë e vetme efikase parandaluese, këtë kompetencë i kanë bartur laboratoreve private për të cilat askush, në mungesë të teansparencës nuk e di se cilat kritere kanë qenë përcaktuese për dhënie të lejes”.

    “Edhe çmimet janë në shpërputhje të madhe me mundësitë materiale të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Numri i laboratoreve private është rritur shumë dhe me këtë edhe mundësia e zhvatjes së qytetarëve të Kosovës. Laboratoret private bëjnë teste serologjike dhe në të shumtën e rasteve udhëzojnë pacientët të bëjnë testin anticovid si dhe analiza plotësuese të gjakut e që për një person shuma shkon midis 85-100 euro”.

    Ky këshill potencon se institucionet e Kosovës në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut duke mos i mbrojtur ato, me ç’rast i ka ftuar qytetarët që t`i padisin institucione në rast se sipas KMDLNj-së nuk kompenzohen për testet dhe shpenzimet tjera e që janë përgjegjësi ekskluzive e shtetit.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reguar për tollovinë e krijuar në komunikacion në kryeqytet. Tahiri përmes një postimi...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Vrasja mizore e Liridona Ademajt i ka prekur shqiptarët në Suedi, atje ku ajo jetonte, por edhe kolegët e saj të punës...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Neuropsikiatri Ferid Agani tha në Frontal në T7 se e ka që Kosova do të përballet me një shkallë të tillë të...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Një grua ka lindur foshnjen e saj, para kohe. Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Avokatja kosovare nga Suedia, Arlinda Loncari, është deklaruar duke dhënë detaje nga ajo se çfarë ka gjetur dhe çfarë ka lexuar prej...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar të hënën ulje. I njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe,...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po vlerëson se dënimet minimale për vrasësit e grave, po u lënë hapësirë abuzuesve që të...
    Opinione04 Dhjetor 2023
    Nga Kaspar Villiger: I Kur njerëzit veprojnë me përgjegjësi vetjake kjo sjell shumë përfitime për shoqërinë. Ata që kujdesen për veten nuk...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Ashtu papritur, një ditë më parë morëm vesh se ylli shqiptar Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.