×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj kërkon ndërtimin e një spitali për të burgosur brenda SHKK-së

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin për vdekjen e dy të burgosurve brenda një afati të shkurtër kohorë deri sa ata kanë qenë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Andaj ky këshill ka kërkuar që të ndërtohet një spital për të burgosur brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    “KMDLNj -ë e vlerëson Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për angazhimin dhe intervenimin e shpejtë në të dy rastet, atij të Bajram Shala dhe Bojan Filiq të cilat për shkak të natyrës së rëndë kanë përfunduar me fatalitet. KMDLNj-ë shpreh shqetësim që për shkak të burokracisë tenderuese e që, për pasojë furnizimi me barëra nuk është në nivelin e kënaqshëm.

    KMDLNj-ë ri aktualizon kërkesën e domosdoshmërisë së ndërtimit të një Spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës që do të plotësonte nevojat shëndetësore, si për të burgosurit ashtu edhe për stafin korrektues. KMDLNj-ë kërkon nga MD dhe MSh të gjejnë mënyrën dhe mundësinë që për të gjithë të burgosurit të bëhet një kontroll sistematike shëndetësore, së paku një herë në vit ndërsa për grupet me shëndet të cenuar këto kontrolle duhet të bëhen më shpesh”.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    Sipas informatave të KMDLNj-së, brenda një afati të shkurtër kohor kanë vdekur dy të burgosur që kanë qenë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    Me datë 06.08.2022 në orën 14:54 në QKUK ka vdekur Bajram Shala i cili ishte nën kujdes intensiv, pas heqjes së tumorit ku ishte shtrirë nga data 30 korrik 2022 pasi ishte transferuar nga SP i Pejës.

    Me datë 07.08.2022 në orën 00:55 në SP e Gjilanit ka vdekur i burgosuri Bojan Filiq i nacionalitetit serb nga Q.P në Gjilan si pasojë e sulmit në tru. Bojan Filiq gjatë pranimit nuk ka deklaruar se vuan nga ndonjë sëmundje dhe nuk ka qenë duke marrë fare terapi. Më 06.08.2022 rreth orës 22:00 ishte informuar infermieri në detyrë nga oficerët korrektues se i burgosuri Bojan Filiq nuk ndjehet mirë. Pasi ishte vizituar nga infermieri ishte dërguar në ambulancën e burgut dhe në ora 22:20 ka pasur rënie të sheniave (pulsit) pas së cilës është ftuar mjeku i Q.P në Gjilan që i ka ofruar terapi me të cilën disponua kjo njësi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është kërkuar ndihmë nga Emergjenca e qytetit dhe është dërguar në S.P e Gjilanit në ora 22:45. Gjatë kësaj kohe janë bërë përpjekjet të dërgohet në QKUK -ë mirëpo përkundër përpjekjeve përmes reanimimit dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është bërë e pamundur të transferohet në QKUK dhe në ora 00:55 është konstatuar vdekja.

    KMDLNj -ë është i shqetësuar për vdekjet e dy të burgosurve dhe pret rezultatet e autopsisë pas së cilave do të kërkojë hetimin e rasteve për të eliminuar dyshimet për shkakun e vdekjes dhe nëse dëshmohet çfarëdo lloj përgjegjësie e personave zyrtarë do të kërkojë ndërmarrjen e masave ndaj tyre.

    KMDLNj -ë e vlerëson Departamentin Shëndetësor të Burgjeve për angazhimin dhe intervenimin e shpejtë në të dy rastet, atij të Bajram Shala dhe Bojan Filiq të cilat për shkak të natyrës së rëndë kanë përfunduar me fatalitet. KMDLNj-ë shpreh shqetësim që për shkak të burokracisë tenderuese e që, për pasojë furnizimi me barëra nuk është në nivelin e kënaqshëm.

    KMDLNj-ë riaktualizon kërkesën e domosdoshmërisë së ndërtimit të një Spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës që do të plotësonte nevojat shëndetësore, si për të burgosurit ashtu edhe për stafin korrektues. KMDLNj-ë kërkon nga MD dhe MSh të gjejnë mënyrën dhe mundësinë që për të gjithë të burgosurit të bëhet një kontrollë sistematike shëndetësore, së paku një herë në vit ndërsa për grupet me shëndet të cenuar këto kontrolla duhet të bëhen më shpesh.

    KMDLNj -ë vlerëson se në burgjet e Kosovës janë, së paku 45 raste me sëmundje të rëndë dhe me probleme të shëndetit mendor e që kërkojnë trajtim përkatës.

    KMDLNj -ë kërkon që stafi shëndetësor të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve të përkrahet më shumë në aspektin material e sidomos me atë profesional duke ndarë një stimulim shtesë për kuadrot deficitare profesionale që punojnë aty si dhe për stafin tjetër.

    KMDLNj -ë shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të burgosurve që kanë vdekur si të privuar nga liria; Bajram Shala dhe Bojan Filiq.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.