×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Zëvendëskryeministri kosovar po hetohet nga institucionet serbe!

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), përmes një reagimi publik ka thënë se Serbia nuk po i ndalë provokimet kundër Kosovës dhe institucioneve sikur edhe bartësve të posteve më të larta.

    KMDLNj thotë se “Agjencioni Kundër Korrupsionit paska nisur hetimet për mosdeklarim të pasurisë kundër Goran Rakiqit, zëvendëskryeminister i Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe për shkak të mosdeklarimit të pasurisë si drejtor i ndërmarrjes Standard, ndërmarrje pjesë e sistemit paralel të Kosovës duke e kërcënuar me burg prej 6 muaj e deri në 5 vite”.

    “Ky veprim paraqet ndërhyrje flagrante të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe Goran Rakiq po trajtohet si qytetar dhe shtetas i Serbisë. Qeveria e Kosovës përkatësisht kryeministri Hoti duhet të deklarohet për këtë rast sepse është joserioze, nënçmuese dhe nëpërkëmbje e kredibilitetit që të lejohet që shteti i Serbisë që ka sjellje shkatërruese dhe armiqësore ndaj Kosovës të hetojë zyrtarët më të lartë të saj qoftë ai edhe Goran Rakiq”, thuhet në reagim.

    Më tej, KMDLNj pohon se zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq duhet të deklarohet rreth këtij hetimi.

    “Nëse e pranon këtë hetim si të ligjshëm atëherë duhet të jep dorëheqje nga posti që e mbanë në Qeverinë e Kosovës në të kundërtën duhet të shkarkohet nga ky post nga kryeministri Hoti. Nuk mund të jeni edhe udhëheqës i ndërmarrjes paralele, të pranoni hetim nga Agjencioni Kundër Korrupsionit të Serbisë e në të njëjtën kohë të jeni zëvendëskryeministër i Kosovës! Nëse kjo pranohet atëherë nënkupton se Kosova po pranon ndarjen e sovranitetit juridik me Serbinë e kjo është e papranueshme. Nuk ka raste të ngjashme në botë dhe një shtet normal nuk do ta pranonte këtë”.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.