×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj e quan “plaçkitës të paskrupullt” Bordin e ZRrE-së

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) për shtrenjtimin e faturave të rrymës “vetëm për shqiptarë dhe joserbët”, madje me përqindje më të lartë sesa kërkesa fillestare.

    KMDLNj i quan “plaçkitës të paskrupullt” anëtarët e Bordit të ZRrE-së. “Sot, të drejtat e njeriut e kanë humbur kuptimin në Kosovë, ato janë vetëm në letër”, thekson kjo organizatë.

    Reagimi i plotë:

    ZRrE, ashtu siç e kishte paralajmëruar opinionin KMDLNj, dje mori vendim që faturat e rrymës vetëm për shqiptarë dhe joserbë të rriten afërsisht 15,4 për qind që ishte më shumë se 2.5 për qind nga kërkesa fillestare për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

    Natyrisht se kjo rritje nuk i prekë as edhe për një cent të vetëm serbët të cilët, që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinat dhe shërbimet tjera në ndërkohë që kanë punuar për interes të Serbisë dhe kundër institucioneve të Kosovës.

    Që nga përfundimi i luftës e deri më sot, me lirimin nga pagesa për këto detyrime për të cilat shqiptarët dhe joserbët, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, nëse nuk i kanë paguar me kohë kanë përfunduar në gjykatë apo te përmbaruesi.

    Ka pasur raste kur përmbaruesit ua kanë ndalur mjetet e ndihmës sociale dhe të pensioneve, për t’i shlyer borxhet për faturat e papaguara në ndërkohë që me këto mjete të falura nga të gjitha qeveritë e Kosovës, sidomos në veri ka lulëzuar krimi i organizuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe prodhimit të kriptovalutave për të cilat nevojitet një sasi e madhe e rrymës. Një kohë të gjatë, operatori KEDS-i dhe KESCo kanë plaçkitur qytetarët e Kosovës duke ua fryrë faturat e rrymës dhe me ato mjete ua kanë paguar rrymën serbëve të rebeluar. Sigurisht se në këtë mënyrë kanë vepruar edhe me shërbimet tjera.

    Avokati i Popullit dhe KMDLNj-ja e patën denoncuar këtë plaçkitje pas së cilës Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se është e kundërligjshme duke rekomanduar që menjëherë të ndërpritet me këtë vjedhje institucionale të qytetarëve të Kosovë, në dobi të serbëve.

    KMDLNj, në takim me ish – kryeministrin Ramush Haradinaj ka kërkuar që qytetarët të kompensohen për dëmin që iu ishte bërë përmes fryrjes së faturave, ishte një premtim se do të ktheheshin ato mjete përmes faturave të rrymës por se asgjë nuk u bë në këtë drejtim.

    Plaçkitja e qytetarëve atëherë, pa asnjë dyshim ishte vepër penale por nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim nga Prokuroria e Shtetit përkundër faktit se kjo vjedhje ishte bërë publike dhe këtë e kishin pohuar edhe zyrtarët e operatorit. Sigurisht se politika vendore dhe ndërkombëtare nuk e kishte lejuar këtë hetim. ZRrE, kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë në mbrojtje të interesit të qytetarëve por gjithmonë sikur edhe tani është në mbrojtje të interesit të operatorëve si dhe serbëve që nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar.

    Arsyetimi i tyre se, nëse nuk do të kishte rritje të çmimit për rrymën e shpenzuar për shqiptarët dhe joserbët, atëherë do të kishte reduktime është arsyetim i paqëndrueshëm dhe mashtrim i opinionit aq më parë që, me përmirësimin e kohës, kërkesa për rrymë bie dhe nuk rritet. Është e vërtetë që Kosova e shet rrymën vazhdimisht duke shkaktuar mungesë të rreme në treg ndërsa e paguan më shtrenjtë kur përballet me protesta apo paralajmërim të tyre.

    Kryetari i Bodit të ZRrE është i pasinqertë dhe mashtrues kur sajon arsyetime për shtrenjtim të rrymës dhe e favorizon krimin e organizuar në veri duke ua paguar rrymën e shpenzuar pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe pa asnjë reduktim.

    Kryetari i këtij ekipi plaçkitësish të paskrupullt të buxhetit të shtresave më të rrezikuara në mënyrë flagrante i shkelë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës duke ua lejuar faturimin e rrymës ekskluzivisht në baza etnike. Në një vend normal, jo që do të shkarkohej por do të hetohej penalisht për diskriminim të qytetarëve. Qeveria e Kosovës, përmes ministrave krejtësisht të padijshëm, përpiqet të heq përgjegjësinë nga kjo ngritje e çmimit të rrymës me arsyetimin se ZRrE është institucion i pavarur ndonëse nuk ka lënë vend pa i futur hundët dhe pa ushtruar ndikim.

    Qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë mirë e mirë se kujt do t’i japin votën në zgjedhjet e radhës sepse deputetët e legjislaturës aktuale nuk kanë bërë asgjë për të mbrojtur interesat e qytetarëve – votuesve të mundshëm. Në një gjendje të rënduar ekonomike ku një ministër, pa asnjë kredibilitet profesional dhe moral e rritë tatimin në pronë mbi 100 për qind dhe luan ping – pong me komunat duke dhunuar buxhetin e qytetarëve të Kosovës dhe që pastaj, si Robin Hudi del me propozim (pa asnjë bazë ligjore) që komunat t’ua falin nga 100 euro qytetarëve për tatim në pronë, ky ministër do të fluturonte nga qeveria, si mashtrues dhe manipulues.

    Sot, në Kosovë ky veprim llogaritet si virtyt, për fat të keq. E kanë gjetur një “modus vivendi” për ta materializuar një përfitim material që iu përshtatet edhe qeverisë së Kosovës, edhe komunave në Kosovë.

    Hiç këtu serbët që duke shfrytëzuar përfitime jonormale, në dëm të shqiptarëve dhe joserbëve janë shndërruar në “nebeski narod – popull hyjnor“. E tërë Franca, qe një kohë është në këmbë duke protestuar për të drejtat ekonomike dhe sociale sikur që edhe Gjermania ka hyrë në grevë të përgjithshme, gjithashtu duke kërkuar rritje të pagave për të përballuar rritjen e çmimeve.
    Në Kosovë ku pensionet që iu jepen atyre që me punë i kanë merituar dhe kanë kontribuar për shtetndërtim, paraqesin turp dhe nënçmim.

    Gjithashtu edhe ndihmat sociale sikur edhe kompensimet që jepen për grupet e margjinalizuara, veteranët e luftës, familjet e të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet minimale e lëre më për një jetë të dinjitetshme apo edhe për një vdekje të dinjitetshme.

    Qytetarët e Kosovës janë lënë pa asnjë mbrojtje dhe pa asnjë përkrahje në aspektin social dhe material dhe, përveç kundërshtimeve verbale të çastit, me asgjë nuk e kundërshtojnë këtë diskriminim sikur që e bëjnë në Francë dhe Gjermani, ku cilësia e jetës është në nivel shumë më të lartë se në Kosovë.

    Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe vepër penale e kjo po ndodhë në Kosovë , shqiptarët dhe joserbët janë të detyruar të paguajnë të gjitha faturat (edhe duhet t’i paguajnë) kurse serbët këtë nuk e bëjnë, që nga përfundimi i luftës e deri më tani. Në një vend normal ku ka aktivizëm qytetarë dhe deputetë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, asnjë qeveri nuk do t’i mbijetonte presionit të arsyeshëm shkaku i diskriminimit të lakuriquar në baza etnike. Po nëse ky veprim do t’iu bëhej serbëve, rasti do të shkonte deri te Kombet e Bashkuara.

    Sot, të drejtat e njeriut e kanë humbur kuptimin në Kosovë, ato janë vetëm në letër!

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë...
    Lajme18 Prill 2024
    Diplomatja izraelite, Amital Perry e ka vlerësuar lartë Kosovën me rastin e pjesëmarrjes në konferencës së shkollës së Diplomacisë së Diasporës. Ajo...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë sot homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Me anë të një postimi...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Tre-vjeçari nga Shqipëria, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga gjyshërit e tij, nuk është gjetur ende. Policia njoftoi të enjten se...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi për FrontOnline thotë se kjo nuk është hera e pare që Serbia shkelë marrëveshjet apo konventat...
    Lajme18 Prill 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Pas votimit pro anëtarësimit të Kosovës me më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.